‘‘DAUTI-KOMERC’’, DO TË SHËNOJË 30-VJETORIN E THEMELIMIT TË SAJ SI KOMPANI

‘‘DAUTI-KOMERC’’, DO TË SHËNOJË 30-VJETORIN E THEMELIMIT TË SAJ SI KOMPANI

Kompania e njohur e distribuimit të mallrave të konsumit të gjerë “Dauti-Komerc”, këtë të ejte në hapsirat e saja në Saraj, do të shënojë 30-vjetorin e themelimit të saj si kompani. Me këtë rast do të organizoj një manifestim solemn, me një program të pasur artistik.

Në këtë evntë do të marin pjesë personalitete të komunitetit të biznesit nga rajoni I Ballkanit Perendimorë, personalitete që janë partner të kompanisë ‘Dauti-Komerc”, nga vendet e BE-së, përfaqësues të korit diplomatic të akredituar në vend, si dhe personalitete të jetës politike.

Ndërsa, mysafir special do të jetë presidenti i vendit Stevo Pendarovski, cili ka pasur një bashkpunim të mirë me kompaninë ‘Dauti-Komerc’, në sferën e humanizmit dhe do të ketë një fjalim motivues për komunitetin e biznesit në kohën e krizës ekonomike.

Me këtë rast, do të shfaqet filmi dokumentar që tregon historinë e themelimit dhe zhvillimit të kompanisë. Ndërkohë, që do të promovohet edhe monografia “30 VITE HISTORI SUKSESI”, e cila në detaje përshkruan zhvillimin e kompanisë nga ideja e deri te brendi lider në rajon sa i përket distribuimit të mallrave të konsumit të gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.