PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA KËRKOJNË MBËSHTETJA MUJORE TË BARAZOHET ME RROGËN MINIMALE

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA KËRKOJNË MBËSHTETJA MUJORE TË BARAZOHET ME RROGËN MINIMALE

Kualicioni “Ndryshojmë” kërkon rritje prej 35 përiqnd të shtesave për personat me aftësi të kufizuara, përkatësisht barazimin e tyre me rrogën minimale. Aktualisht personat e rritur me aftësi të kufizuar marrin shtesa prej 7, 200 denarë ndërsa për fëmijë 5,500 denarë.

Kjo kërkesë i është adresuar edhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.  “Sa do të jetë rritja 35 apo 25 përqind ne nuk e dime, por ne po kërkojm të zgjidhim problemin ekonomik të personave me aftësi të kufizuar një her e përgjithmonë.”, thot Suaret Alishan nga kualicione “Ndryshojmë”.

Nga Ministria e punës dhe politikës sociale premtojnë zgjidhje të këtij problemi, ndërsa theksojnë se kjo kategori e qytetarëve nuk janë harruar edhe në pakot sociale të Qeverisë. “Me zgjidhjen ligjore që është në procedurë parlamentare, kjo kategori e njerëzve në tre muajt e ardhëshëm do të marrin nga tre mijë denarë shtesë”, bëjnë të ditur nga MPPS. /Ajo.mk

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.