EUROSTAT E RRADHITË RMV-NË NDËR VENDET MË TË VARFËRA NË EVROPË

EUROSTAT E RRADHITË RMV-NË NDËR VENDET MË TË VARFËRA NË EVROPË

Maqedonia e Veriut radhitet një prej vendeve më të varfra në Evropë, sipas të dhënave të sapo publikuara të Eurostat, për vitin 2021. Edhe pse ka shënuar një progres duke e përmirësuar gjendjen Prodhimi i brendshëm bruto i shprehur në barazinë e fuqisë blerëse është sa 42 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian.

Një vit më parë ky tregues ka qenë 38 për qind dhe përmirësimi e rendit Maqedoninë në grupin e vendeve që kanë ecur më shpejt në procesin e konvergjencës, që synon që të arrijë mesataren evropiane brenda një periudhe të caktuar, por prapëseprapë treguesit janë shumë të ulët.

Për vendet e tjera të rajonit, avancimi ka qenë më madh, si Serbia (treguesi është 44për qind ), Mali i Zi (48për qind), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria renditen të fundit me 33për qind dhe 32 për qind të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Ndërsa për treguesin e të ardhurave për frymë, diferenca mes shteteve të rajonit nuk është shumë e lartë, në treguesin e konsumit individual ajo thellohet, duke reflektuar aftësinë e ulët të fuqisë blerëse në raport me të ardhurat që kanë, e lidhur me çmimet relativisht të larta në vend. Më keq është Shqipëria dhe Bosnja, pastaj Maqedonia (51për qind ) , Serbia (53për qind ) dhe më mirë Mali i Zi (60për qind).

Sipas Eurostat, në vitin 2021, ashtu si në vitin 2020, Luksemburgu dhe Irlanda shënuan nivelin më të lartë të PBB-së për frymë të shprehur në barazinë e fuqisë blerëse në BE, me 168për qind dhe 119për qind mbi mesataren e BE-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.