PROTESTA NË LONDËR KUNDËR KOSTOS SË LARTË TË JETESËS

PROTESTA NË LONDËR KUNDËR KOSTOS SË LARTË TË JETESËS

Në kryeqendrën britanike në Londër, qindra njerëz protestan për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Grupi u mblodh para stacionit të King’s Cross duke mbajtur pankarta ku lexohej “Taksoni të pasurit, mos sulmoni të varfrit”, “Mbështesni grevat” dhe “Jemi në nevojë për rritje të pagave”.

Në protesta është shprehur pakënaqësi për politikën ekonomike të Partisë Konservatore në pushtet ndërsa u mbështetën nga shumë organizata joqeveritare dhe sindikata të punëtorëve.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se Britania nuk ndodhet ende në recesion, por ekonomia e vendit mund të marrë një kthesë për shkak të rritjes së normave të interesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.