QYTETARËT: ÇMIMET E SHTRENJTA NË SOFRAT E IFTARIT VETËM PRODUKTET BAZË

QYTETARËT: ÇMIMET E SHTRENJTA NË SOFRAT E IFTARIT VETËM PRODUKTET BAZË

Muaji i Ramazanit karakterizohet me sofra të begata te besimtarët islam sidomos gjatë iftarit kur shpesh ftohen edhe musafirë. Por qytetarët e vendit ankohen për çmime të larta sidomos të perimeve. Shkupjanët e anketuar thonë se këtë ramazan në tryezat e tyre do të mungojnë shum ushqime, sidomos pemët dhe perimet, sepse çmimet janë ekstrem të larta.

“Çmimet janë shumë të larta, 150 denarë kushton një kg speca, kjo është e pa përballueshme.”, – tha një qytetar që e anketuam në tregun e Bitpazarit.

“Çmimet janë të larta tanimë një kohë të gjatë, prandja në muajin e shenjtë i Ramazanit,  nuk do ti blejmë disa produkte.”, – tha një qytetar tjetër që poashtu kishte dalur në treg.

“Kemi blerë vetëm gjërat elementare, me ato do ta kalojmë këtë Ramazan. Ndonjëherë do të blejmë edhe mish, por është shtrenjtë, me këtë standard që kemi problem është.”, – u shpreh një zonjë.

“Jemi bërë gati për Ramazan, kemi blerë gjërat elementare, vaj, sheqer, kripë. Ka lëvizje të çmimeve, 200% janë rritur. Sivjet është gjendje alarmante, populli nuk ka, skamje e madhe.”, u shpreh një zonjë.

Muaji i Ramazanit përfundon më 20 prill, ndërsa më 21 prill besimtarët mysliman festojnë Fitër Bajramin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.