RMV NDËR VENDET MË TË VARFRA NË RAJON DHE EVROPË

RMV NDËR VENDET MË TË VARFRA NË RAJON DHE EVROPË

Maqedonia e Veriut konsiderohet një prej vendeve më të varfra të rajonit, konstaton një analizë e Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian – Eurostat. “Maqedonia e Veriut u përket vendeve me rrezik të lartë të prekjes nga varfëria, ku më shumë se një e treta e popullsisë, 32.6 për qind ose mbi 598.768 shtetas përballen me vështirësi në sigurimin e mjeteve bazë të jetesës, janë të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë”, thuhet në raportin e Eurostat.

Sipas një analizë të Zyrës së Statistikave të Bashkimit Evropian – Eurostat, të publikuar në raportin për prekjen nga varfëria të qytetarëve të vendeve të BE-së, si dhe të vendeve kandidate për anëtarësim në BE, tregojnë se pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen me rrezikshmëri të lartë të ekspozimit nga varfëria.

Jo vetëm që ky fenomen është një nga problemet kryesore me të cilat po përballet popullsia në rajon, por shqetësuese është se po bëhet gjithnjë e më e vështirë gjetja e një zgjidhjeje për problemin e varfërisë. Gjendja më e keqe është për mbi 7.9 milionë banorët e Ballkani Perëndior (nga gjithsej 23.3 milionë banorë) mes të cilëve është edhe Maqedonia e Veriut.

Një situatë e ngjashme me varfërinë është edhe Serbi. Ku një e treta e popullsisë, më shumë se 2.5 milionë (29.8%) e qytetarëve janë të prekur nga varfëria dhe e kanë të vështirë të sigurojnë mjete jetese. Po ashtu edhe në Mal të Zi, 37.8 për qind e popullsisë, pra mbi 237 mijë banorë malazezë janë të prekur nga varfëria.

Pothuajse gjysma e popullsisë në Shqipëri, ose mbi 46.2 për qind (me shumë se 1.4 milion shqiptarë), janë të prekur nga rreziku i varfërisë ose përjashtimit social. Rreziku mesatar i varfërisë dhe i përjashtimit social në vendet e BE-së, sipas statistikave të Eurostat-it, është 21.9 për qind dhe i referohet 96.5 milionë njerëzve.

Sa i takon Ballkanit, situata është më e mirë në Kroaci dhe Slloveni. Në Kroaci, 20.9 për qind e popullsisë, pra më shumë se 846,000 banorë, janë të prekur nga varfëria, ndërsa në Slloveni kjo normë është 13.2 për qind, ose mbi 274,500 banorë. Raporti i Eurostat-it nuk ka nxjerrë të dhëna për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, por sipas Bankës Botërore shkalla e varfërisë në Kosovë është 24.9 për qind (448 mijë nga 1.8 milion banorët e saj) jetojnë në varfëri. Vlerësimi i Bankës Botërore vitin e kaluar është se rreth 20 për qind (640.000 njerëz) e banorëve të Bosnjë e Hercegovinës janë nën kufirin e varfërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.