VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR ME PAGËN MINIMALE MË TË ULËT NË EVROPË

VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR ME PAGËN MINIMALE MË TË ULËT NË EVROPË

Sipas statistikave të Eurostat shteti me pagën me të ulët në rajon është Kosova me një shumë prej 170 eurosh, pason Bosnja dhe Hercegovina me pagën minimale prej 205 euro në muaj. Pagën më të lartë në rajon e ka Serbia me 331.91 euro në muaj, më pas vijon Mali I Zi me 331.71 euro, ndërsa Shqipëria ka pagën minimale prej 241.32 euro.

Me marrveshjen e fundit mes Qeverisë dhe sindikatave në RMV paga minimale do të jetë 18.000 denarë. Bazuar në nivelin e pagave minimale mujore bruto të shprehura në euro, më 1 janar 2021, shtetet anëtarë të BE-së  klasifikohen në tre grupe. Grupi i parë, të cilat kanë pagat më të larta minimale  mbi 1.500 euro, përfshirë shtete si Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda, Irlanda dhe Luksemburgu. Pagat e tyre minimale kombëtare lëvizin nga 1.555 euro në Francë në 2.202 euro në Luksemburg. Më pas shtetet me një pagë minimale kombëtare ndërmjet 700 euro por më e ulët se 1.500 euro në muaj, përfshin shtetet e Greqisë, Portugalisë, Maltës, Slloveninë edhe Spanjën. Pagat e tyre minimale kombëtare lëvizin nga 758 euro në Greqi në 1.108 euro në Spanjë.

Në grupin e fundit janë shtetet e Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë, Kroacisë, Estonisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Lituanisë të cilët kanë një pagë minimale kombëtare nën 700 euro në muaj. Pagat e tyre minimale kombëtare varionin nga 332 euro në Bullgari në 642 euro në Lituani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.