ELITA DEMIRI, NJË DREJTORESHË, NËNË DHE BASHKËSHORTE E SUKSESSHME

ELITA DEMIRI, NJË DREJTORESHË, NËNË DHE BASHKËSHORTE E SUKSESSHME

Megjthse pozita e femrës në shoqërinë tonë, ende nuk është në nivelin e dëshiruar dhe temat si dhuna apo dhunimi i vajzave dhe grave vazhdon të jetë shqetësim, fatmirësisht në shoqërinë tonë ka edhe gra që janë shum të sukseshme në jetën dhe karierën e tyre. Një ndër to është edhe Elita Demiri, drejtoreshë në SH.F.K “Vasill Gllavinov” të komunës së Çairit, e cila numron mbi 800 nxënës dhe 41 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Portali “Ajo.mk”, e intervistoi zonjën Demiri, lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, por edhe atë se si është pranuar emrimi i sajë në pozicionin e drejtoreshës, qoftë nga kolektivi apo familja dhe si ia del të jetë një drejtoreshë, nënë dhe bashkëshorte e sukseshme?

Ajo.mk: Sapo ka filluar viti i ri shkollorë, si shkollë a i keni bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme?

Elita Demiri- Drejtoreshë në ShFK “Vasill Gllavinov: Që pas përfundimit të pushimeve, kemi filluar bashkë me mësimdhënësit dhe gjithë stafin akademik në përgatitjet për një fillim të mbarë të procesit edukativo arsimor në shkollë fillore Vasil Glavinov këtu në Çair dhe me nji shtator filluam për së mbari ku me një aktivitet modest bashkë me kryetarin e komunës z.Visar Ganiun, mirëpritëm si nxënësit që për herë të parë fillojnë shkollimin fillor si dhe me nxënësit e klasave tjera.

Ajo.mk: Shkolla juaj numron mbi 800 nxënës, por krahasuar me vitet e kaluara vërehet rrtje apo rënie e numrit të nxënësve?

Elita Demiri- Drejtoreshë në ShFK “Vasill Gllavinov: Faktor të ndryshëm social e ekonomik kanë ndikuar që shoqëria të përballet me sfida të ndryshme dhe kjo ka ndikuar që komunitetet tona të përballen me probleme të ndryshme. Pavarësisht këtyre në shkollën tonë kemi një rritje të ndjeshme të nxënësve shqiptar dhe rom ndërsa një rënie të numrit të nxënësve të komunitetit maqedonas.

Ajo.mk: Cilat janë problemet me të cilat përballeni si shkollë në këtë fillim të vitit shkollorë, a janë siguruar librat?

Elita Demiri- Drejtoreshë në ShFK “Vasill Gllavinov: Si çdo shkollë edhe ne kemi problematikat tona me të cilat hasim gjatë zhvillimit të procesit arsimor. Ne në vazhdimësi po mundohemi të krijojmë ambiente më të mira, infrastrukturë më të mirë, si dhe procesi të zhvillohet pa pengesa. Sa i përket librave, ato janë siguruar për të gjithë nxënësit dhe të gjithë nxënësit startuan pa probleme teknike këtë vit shkollor.

Ajo.mk: Në aspektin personal, ju jeni drejtoreshë, sa është e vështirë një femër të drejtoj një institucion ku ka një kolektiv të madh dhe numër të madh nxënësish?

Elita Demiri- Drejtoreshë në ShFK “Vasill Gllavinov: Pavarësisht keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve që i bëhen pozitës së femrës në shoqëri, mendoj se kapacitetin që ka një femër për udhëheqje, shumë meshkuj do tja kishin zili. Gjatë gjithë historisë, është dëshmuar se femra ka avantazhe më të mira për udhëheqje të pozitave të rëndësishme publike dhe ky është një debat i gjerë në opinionin publik. Vështirësitë tejkalohen kur kemi mirëkuptim mes njëri tjetrit, por pavarësisht gjithave, është një sfidë e veçantë kur ke të bësh me një kolektiv të gjerë dhe nxënës me diversitete të ndryshme.

Ajo.mk: Si ju kanë pranuar kolegët meshkuj?

Elita Demiri- Drejtoreshë në ShFK “Vasill Gllavinov: Realisht kur jam zgjedhur drejtuese e shkollës të gjithë e kanë mirëpritur emrin tim. Unë kam qenë kolege e tyre edhe para se të vija në krye të shkollës, kam qenë mësimdhënëse dhe me shumicën prej tyre e kemi ndarë kohën dhe ambientin e shkollës bashkë.

Ajo.mk: Po në familje, si është pritur zgjedhja juaj në këtë post?

Elita Demiri- Drejtoreshë në ShFK “Vasill Gllavinov: Familja e ka mirëpritur jashtëzakonisht shumë mirë emërimin tim në këtë pozitë, edhe pse ka patur disa rezerva për shkak se tash angazhimi do të jetë me ndryshe, kohën e lirë që e kisha si mësuese, tashmë nuk e kam dhe këto ishin disa nga arsyet e rezervave por pa përjashtim të gjithë e kanë mirëpritur dhe më kanë dhënë mbështetje morale që të dal me shumë suksese në këtë sfidë.

Ajo.mk: Një drejtuese e një institucioni si ju, sa ka kohë që të jetë edhe një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar?

Elita Demiri- Drejtoreshë në ShFK “Vasill Gllavinov: Koha është ajo që më së shumti na kushton kur merr përgjegjësi publike. Por mundohem që të bëj një balancë të kohës, që pasditen dhe mbrëmjen ta kalojmë së bashku me familjen, bashkëshortin e fëmijët, e sidomos fundjavave të qëndrojmë së bashku.

Ajo.mk: Sa orë në ditë ju merr profesioni, kur e kemi parasyshë se orari nuk përfundon vetëm në punë, sepse mësimi zhvillohet në dy ndrrime, prandaj edhe problemet dhe konsultimet me drejtoreshën mund të jenë të nevojshme edhe në ndrrimin e dytë kur ju jeni në shtëpi?

Elita Demiri- Drejtoreshë në ShFK “Vasill Gllavinov: Përpos punës në zyrë ndonjëherë të kërkohet që të punosh edhe nga shtëpia. Orarin zyrtar e përfundojmë pasdite por ndonjëherë na duhet që edhe dikur vonë të kthehesh nga puna. Por në përgjithësi punët administrative i mbarojmë paradite, ndërsa për çështjet teknike konsultimet etj nuk e kemi kursyer aspak kohën dhe mundin.

Ajo.mk: Ju falemnderit për intervistën.

Elita Demiri- Drejtoreshë në ShFK “Vasill Gllavinov: Falemnderit për mundësinë.

Itervistoi: Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.