PIKËPAMJET E GRAVE DHE BURRAVE PËR POZICIONET DREJTUESE

PIKËPAMJET E GRAVE DHE BURRAVE PËR POZICIONET DREJTUESE

Gratë dhe burrat që punojnë në pozicione drejtuese në kompani të mëdha kanë këndvështrime të ndryshme për sa i përket rëndësisë së diversitetit dhe nevojës për vlerësim të barabartë pune. Kjo është dhe arsyeja pse sot shumë pak gra kanë pozicione drejtuese dhe përfaqësuese. Sipas studimeve dhe statistikave të fundit të “Governance Metrics International Inc” raportohet se:

“Në përgjithësi femrat zënë 10% te pozicioneve drejtuese në 4200 kompani të cilat operojnë në 45 vende me ekonomi të industrializuar”.

Interesant është fakti se 60% e kompanive kanë të paktën një grua në pozicion drejtues. Gjithsesi statistikat tregojnë një numër shumë të vogël të grave nëpër borde drejtuese.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gratë besojnë se pranimi i tre ose më shumë grave në një bord drejtues do ta rrisin efikasitetin si dhe besimin brenda bordit. Ndërsa burrat nuk kanë të njëjtin mendim.

Burrat dhe gratë kanë pikëpamje të ndryshme për sa i përket faktit që ka shumë pak gra në pozicione drejtuese. Gratë besojnë se për arsye tradicionale të cilat ende nuk kanë ndryshuar zënë më pak pozicione drejtuese. Ndërsa burrat besojnë se janë të pakta gratë të cilat kanë potencialin dhe talentin e duhur për një pozicion drejtues.

Leave a Reply

Your email address will not be published.