TË RINJËT GJITHNJË E MË SHUMË PO LARGOHEN NGA RMV

TË RINJËT GJITHNJË E MË SHUMË PO LARGOHEN NGA RMV

Të rinjët gjithnjë e më shumë po largohen nga RMV. Përfaqësuesit e studentëve thonë se një pjesë e madhe e të rinjëve nga shkollat profesionale, dëshirojnë ta braktisin vendin, për një jetë më të mire në shtetet e BE-së.

“Sipas të dhënave në regjistrimin e fundit të vitit 2021, kemi një ulje të madhe të popullatës rinore. Në regjistrimin e vitit 2001 rreth 24% e popullatës kanë qenë të rinj, ndërkaq në regjistrimin e fundit në vitin 2021 numri i popullatës ka qenë 18%. Kjo tregon se të rinjtë me të madhe janë duke u larguar nga vendi për të shpresuar për një vend sa më të mirë. Ndërsa, sistemi arsimor është duke e ndihmuar këtë proces, pasi është shndërruar në një fabrikë që prodhon forcë pune për vendet e BE-së.”,deklaroi Blendy Hodai nga Forumi për ndryshimet arsimore.

Numri i nxënësve në shkollat e mesme të rregullta, në fillim të vitit shkollor 2022/2023 është 69.227, që paraqet një rënie prej 2.5% krahasuar me vitin e kaluar shkollor. /Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.