BISKOTA

BISKOTA ME GJALP

50gr gjalp

200gr mjaltë

1 vezë

260gr miell

Pak krip dhe gjysmë luge sodë bikarbonat.

70gr sheqer

Erëza: kanellë, xhinxher, arrë myshku!

Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin, dhe shtojmë mjaltin. Shtojmë vezën dhe sheqerin dhe rrahim mirë me deri sa të formohet masë kremoze. Pastaj shtojmë përbërësit tjerë dhe e lemë brumin të pushojë rreth 1 ore. E shtrijmë dhe nxjerrim format. Piqen ne temperaturë 180 C  për 10-15 minuta.

Pasi të ftohen dekorin e bëni me pastë fondant për ëmbëlsira me ngjyra.

Ju bëftë mirë!/Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.