GINGERBREAD- BISKOTA DEKORATIVE,QË HAHEN DHE JANË SHUMË TË SHIJSHME

GINGERBREAD- BISKOTA QË HAHEN DHE JANË SHUMË TË SHIJSHME

Biskotat me xhenxhefil të njohura si Gingerbread janë biskotat më të njohura që përgatiten për festat e Vitit të Ri dhe përveçse hahen shërbejnë edhe për dekorimin e bredhit.

Tërheqja e tyre nuk qëndron vetëm në figurat argëtuese dhe gazmore por edhe në faktin se kanë një erë joshëse dhe qëndrojnë më gjatë.

Epo, nëse dëshironi t’i përgatisni, ja ku është receta.

Produktet e nevojshme:

150 gram gjalpë,

180 gram sheqer ngjyrë kafe,

400 gram miell,

1 vezë,

gjysmë luge çaji ekstrakt vanilje,

gjysmë luge çaji pluhur pjekjeje,

gjysmë luge çaji sodë buke,

1 lugë çaji xhenxhefil të bluar,

1 lugë çaji kanellë,

gjysmë luge çaji arrë myshku,

gjysmë luge çaji piper i zi,

kripë maje gishtash.

SI TI PËRGATISNI

Në një tas, përzieni të gjithë përbërësit – miellin, pluhurin për pjekje, sodën e bukës dhe erëzat. Në një enë tjetër përziejmë mirë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezën dhe ekstraktin e vaniljes. Ngadalë shtoni përbërësit e thatë dhe gatuajeni derisa të bëhet një brumë. Ndani brumin në tre pjesë, mbështilleni me letër dhe lëreni në frigorifer për rreth një orë. Pas një ore, nxirreni brumin të qëndrojë për pak në temperaturën e dhomës dhe ngrohni furrën në 180 gradë. Hapeni brumin pjesë-pjesë në trashësinë e dëshiruar (rekomandohet rreth 5-6 cm), por bëni kujdes që të mos e bëni shumë të hollë që të mos plasaritet. Format i bëjmë me kallëpe, më pas i kalojmë ëmbëlsirat në një tepsi të lyer më parë dhe të mbuluar me letër furre. Piqini për rreth 10 minuta derisa të errësohen, por bëni kujdes që të mos digjen. Lërini të ftohen plotësisht dhe më pas dekorojini sipas dëshirës me ndihmën e ngjyrës së gatimit apo karamele për një efekt të vërtetë të Vitit të Ri.

Vendosini biskotat me xhenxhefil (duke përdorur perin ) në pemën e Krishtlindjes./Ajo.mk

Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.