KEK ME MOLLË

KEK ME MOLLË

PËRBËRËSIT:

Brumi

250 gr. gjalp

2 vezë

6-7 lugë qumësht

Miell dhe 1 pluhur për pjekje

Masa për mbushje

5-6 mollë

150 gr. arra

2-3 lugë reçel

PËRGATITJA:

Gjalpin ose margarinën gjysmë të shkrirë i tundim mirë deri sa të homogjenizohen. Më pas ngadalë vendosim miellin dhe pluhurin për pjekje dhe 6-7 lugë qumësht duke e formuar një brumë të butë. E len brumin të pushojë derisa përgatisim fillin (mbushjen)

I qërojmë mollët dhe i grijmë në rende. I fërgojmë në temperaturë mesatare deri sa ti shteret lëngu. Para se ta largojmë ia vendosim arrat dhe dy tre lugë reçel.

Brumin e ndajmë në dy pjesë, pjesën e poshtme pak më të madhe me qëllim kur hollohet të shtrihet pak anash. E hollon pjesën e parë e vendosim në tepsi të vogël (28 cm). Ia vendosim fillin dhe pastaj e hollojmë pjesën e sipërme të brumit dhe e vendosim mbi të. Nëse dëshironi pjesën e sipërme të brumit e bëni shirita. Pjekim në temperaturë 180 gradë për rreth 20-25 minuta deri sa të skuqet.

Pasi ta pjekim përmbi i çesim sheqer pluhur dhe kanellë.

Ju bëftë mirë!

Ju don Nora  <3

Leave a Reply

Your email address will not be published.