KUJDES, DISA USHQIME NUK DUHET TI KONSUMONI PA U PJEKUR MIRË

KUJDES, DISA USHQIME NUK DUHET TI KONSUMONI PA U PJEKUR MIRË

Ndjekja e një diete të shëndetshme nuk do të thotë vetëm eleminimi i ushqimeve me yndyrë nga regjimi ushqimor, por edhe pjekja e tyre në mënyrën e duhur, në mënyrë që të mos përballeni me probleme të pakëndshme me shëndetin.

Organizmi me vështirësi arrin që t’i tresë produkte të caktuara, sidomos kur janë të gjalla dhe përmbajnë disa substanca që mund të jenë të dëmshme.

Ja cilët janë ushqimet që duhet të jenë të pjekura mirë para se të konsumohen:

Patatet – Patatet nuk duhen konsumuar kurrsesi pa u pjekur mirë, pasi përmbajnë solaninë një element toksik që mund të shkaktojë probleme gastrointestinale dhe neurologjike si të vjella, diarre, djegie fyti, marrje mendsh dhe humbje ekuilibri. Në raste më të rënda mund të shkaktojë dhe paralizë. Kështu që më mirë ziejeni, skuqeni dhe piqeni mirë në furrë para se ta konsumoni.

Mishi i derrit – Mishi i derrit duhet të piqet gjithnjë mirë, në mënyrë që të eliminohen parazitët që rriten te kafsha. Edhe pse përqindja e sëmundshmërisë është e ulët në sajë të teknologjive ku kalon mishi, këshillohet që mishi i derrit të jetë i pjekur mirë dhe të mos ketë shenja gjaku.

Vezët – Edhe pse vezët e gjalla janë të pasura me proteina, mund të përmbajnë edhe salmonelë një toksinë vdekjeprurëse e cila gjendet tek e verdha e vezës. Rreziku është i ulët, vetëm një vezë në 30 mijë është e infektuar, por është më mirë të mos rrezikohet.

Fasulet e kuqe – Fasulet e kuqe duhet të piqen mirë para se të konsumohen. Jo vetëm për shkak të aromës së tyre të rëndë, por edhe sepse përmbajnë lektinë, një toksinë që shkakton të përziera, të vjella dhe dhimbje stomaku. Për të shmangur probleme të tilla, lërini në ujë 4-5 orë para se t’i gatuani.

Pula – Mishi i gjallë i pulës përmban një sasi të madhe bakteresh, ndaj është e rëndësishme që të piqet mirë para se të konsumohet. Mbi të gjitha, duhet larë mirë në ujë të rrjedhshëm, pastaj futeni në furrë mbi 170 gradë, në mënyrë që të mos keni surpriza të pakëndshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.