LARJA E PULËS PARA SE TË GATUHET ËSHTË E GABUAR

LARJA E PULËS PARA SE TË GATUHET ËSHTË E GABUAR

Larja e pulës para se të gatuhet është e gabuar, thonë nga Agjencia Britanike e Standardeve të Ushqimit, sipas së cilës, duke vepruar kështu, rrezikon rritjen e përhapjes së baktereve dhe rrezikun e infeksioneve.

Ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë shpëlarja e pulës së papërpunuar përpara se ta gatuani, spërkatjet e ujit për ta larë atë nën rubinet mund të bartin baktere në zonat përreth, duke i depozituar ato në duar, në enët dhe në objekte pranë lavamanit, si dhe në rrobat e veshura.

Kjo ndotje do të lejonte që bakteret të përhapeshin në pjesën tjetër të kuzhinës dhe dhomave të tjera të shtëpisë. Fajtori kryesor është Campylobacter, i pranishëm në shumë lloje të mishit dhe në një masë më të madhe te mishi i pulës, i cili mund të shkaktojë infeksione të zorrëve ose sëmundje më të rënda.

Për të reduktuar rreziqet është më mirë që mishi të gatuhet drejtpërdrejt, pasi vetëm gatimi siguron eliminimin e tij efektiv. Për më tepër, në kuzhinë është më mirë të veçohen ushqimet e papërpunuara nga ato të gatuara dhe padyshim, të lahen mirë veglat që përdoren për mishin e papërpunuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.