RECETË E SHIJSHME SI TË PËRGADISNI SPECA ME GJIZË DHE HUDHËR

RECETË E SHIJSHME SI TË PËRGADISNI SPECA ME GJIZË DHE HUDHËR

Një recetë shumë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë tepër e shijshme për ne shqiptarët. Mundt ti skuqni specat ndaras nga gjiza me hudhra apo mund edhe t’i bashkoni, varet nga preferencat por kur përgadisni ndaras secili merr sa speca të dojë dhe sa gjizë të dojë.

PËRBËRËSIT: 1 kg speca, 500 g gjizë, 4-5 thelpinj hudhër, vaj luledielli, majdanoz i freskët, kripë dhe pak qumësht.

PËRGATITJA:  Lajmë mirë specat dhe pa u hequr farat dhe bishtin (të plota siç janë) i skuqim në vaj luledielli nga të dyja anët. I lëmë mënjanë dhe i kriposim. Ulim zjarrin dhe në të njëjtin tigan, në yndyrën që ka mbetur, kaurdisim hudhrat e grira hollë për 1 minutë. Shtojmë gjizën, pak kripë dhe i përziejmë. Nëse gjiza është shumë e thatë, e hollojmë me pak qumësht. Shtojmë në fund edhe majdanozin e grirë hollë apo çdolloj erëze tjetër që preferoni. E shërbejmë duke vendosur në fillim në pjatë gjizën me hudhra dhe specat e skuqur sipër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.