RECETË GATIMI PËR SALLATË ME PATATE

RECETË GATIMI PËR SALLATË ME PATATE

Sallata me patate mund të përdoret me gatime të ndryshme, ndërsa mund ta shërbejmë me peshk, oktopod, por edhe me mish. Sallata me patate është më e lëngshme dhe më kremoze, dhe sekreti qëndron në supën e viçit.

Përbërësit:

1 kg patate

1 kokë qepë të kuqe

250 ml supë viçi

1 lugë çaji mustardë

1 lugë gjelle uthull vere të bardhë

3 lugë vaj

Pak piper

2 majë kripë

Disa degë majdanoz të freskët

Përgatitja:

Lani patatet dhe vendosini të plota në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe ziejini në lëkurë për rreth 30 minuta. Kur patatet të jenë zier, vendosini në ujë të ftohtë, lërini të ftohen pak për t’i qëruar dhe prerë më lehtë, më pas i qëroni dhe i prisni në rrathë me trashësi të barabartë.

Qepën e pastroni dhe e prisni në kubikë, e shtoni te patatet dhe e përzieni me kujdes.

Në supën e ngrohtë të viçit shtoni mustardën, uthullën, vajin, kripën dhe piperin, përziejini gjithçka mirë dhe hidhini sipër patateve, tundni butësisht enën dhe lëreni sallatën të qëndrojë për të paktën një orë në mënyrë që të gjitha aromat të thithen.

Majdanozin e freskët e grijmë imët, e spërkasim sipër sallatës, e rregullojmë sallatën me kripë dhe piper nëse është e nevojshme, e përziejmë me kujdes dhe e shërbejmë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.