REÇETË PERIMESH TË PJEKURA ME SALCË

REÇETË PERIMESH TË PJEKURA ME SALCË

Si të përgadisni një ushqim të shijshëm me perime të pjekura me salcë erëzash.

PËRBËRËSIT:

• 100 g presh

• 100 g lulelakër

• 2 karota

• 4 rrepa

• 2 qepë të njoma

• 100 g lakër e bardhë

• vaj, kripë, piper

PËRBËRËSIT PËR SALCËN E ERËZAVE:

• 1 tufë kopër

• 1 tufë majdanoz

• 20 ml vaj ulliri

• 20 ml uthull molle

• 30 g gjizë fshati

PËRGATITJA E SALCËS SË ERËZAVE:

Hedhim në blender të gjithë përbërësit dhe i grijmë derisa të bëhen krem. Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Në një tavë ku kemi shtruar letër furre, hedhim perimet e prera, i marinojmë me vaj, kripë, piper dhe i pjekim për 10 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.