SI TË PËRGADISNI TAVË ME KËRPUDHA DHE KOFSHA PULE?

SI TË PËRGADISNI TAVË ME KËRPUDHA DHE KOFSHA PULE?

PËRBËRËSIT: 4-6 kofsha pule, 1 kg kërpudha, 2 kokrra qepë, 3 thelpinj hudhra, 2 degë rozmarinë, ½ filxhan çaj uji, ½ lugë çaji me kripë, vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalpë.

PËRGATITJA: Në një enë të thellë skuqim qepën dhe hudhrat me pak vaj ulliri, gjalpë dhe kripë. Kur qepa fillon të zbutet shtojmë kofshat e pulës duke i kthyer nga të gjitha anët në mënyrë që të marrin një të skuqur të lehtë. Vazhdojmë duke shtuar kërpudhat, të cilat i kemi pastruar dhe prerë në feta. Shtojmë rozmarinën, i përziejmë mirë dhe në fund hedhim ujin. E provojmë për kripë dhe e lëmë të marrë valë. Pasi ka marrë valë, e lëm të ziejë për 20 – 30 minuta me temperaturë të ulët. Me ndihmën e një piruni provojmë nëse mishi është gatuar. Nëse është e nevojshme e lëmë disa minuta më shumë, derisa të dali yndyra në sipërfaqe dhe të krijojë një cipë të holle. Mund ta shoqëroni me një sallatë me rukola dhe domate qershi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.