SI TË PËRGATISIM TRILEÇE NË SHTËPI?

SI TË PËRGATISIM TRILEÇE NË SHTËPI?

Trileçe është një ëmbëlsirë e shijshme me një shije unike, e kombinuar me krem karamele dhe qumësht.

Si të përgatisim trileçe në shtëpi?

Përbërësit:

-1 l qumësht

-500 ml krem qumështi (krem pana)

-10 kokrra vezë

-10 lugë gjellë sheqer

-10 lugë miell

-350 qumësht i kondesuar (qumësht panda)

-300 ml karamel (gjeni në supermarkete)

Përgatitja

Në një enë hedhim vetëm të bardhat e vezëve dhe të verdhat i lëmë në një enë tjetër mënjanë. Hedhim sheqerin në enën ku kemi të bardhat e vezëve dhe i rrahim derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe e trashë. Më pas, rrahim të verdhat e vezëve dhe i shtojmë tek masa e përgatitur me të bardhat e vezëve dhe sheqerin. I përziejmë derisa të njëtrajtësohen.

Më pas, shtojmë gradualisht miellin dhe njëkohësisht e trazojmë masën pa ndërprerje me qëllim që volumi i masës të jetë i njëjtë. Ngrohim furrën në temperaturën 250 gradë. Përmes një furçe kuzhine lyejmë me pak vaj tavën dhe hedhim në të masën e përgatitur dhe e lëmë të piqet në këtë temperaturë për 5 minuta, më pas gradën e nxehjes e ulim në nivelin 150. E lëmë të piqet edhe për 10 minuta të tjera.

Qumështi

Hedhim qumështin e kondesuar në një enë bashkë me qumështin e lëngshëm. I përziejmë derisa qumështi i kondesuar të tretet plotësisht.

Më pas shtojmë kremin e qumështit (pana). I përziejmë mirë që të jenë një masë. Heqim kekun ose pandispanjën nga furra. Pasi të jetë ftohur i presim në formë katrorë dhe hedhim përsipër masën e qumështit. E lëmë derisa pandispanja të përthithë qumështin plotësisht. Në fund, u hedhim sipër karamelin e lëngshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.