SUPË E SHIJSHME KREM ME KËPURDHA

SUPË E SHIJSHME KREM ME KËPURDHA

Si të përgadisni një supë të shijshme krem me këpurdha dhe produkte tjera?

PRODUKTET E NEVOJSHME:

2 kokrra qepë mesatare, 1 kg kërpudha, ½ filxhan thjerëza të kuqe, ¼ filxhan verë e bardhë, 2 lugë gjelle salcë domatesh, 2 degë trumzë, 2 filxhanë qumësht, ujë, kripë dhe piper.

PËRGATITJA: Në një enë të thelle skuqim me 1 lugë gjelle gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepët e grira imët dhe më pas shtojmë kërpudhat e prera në copa te vogla. I përziejmë disa herë derisa të skuqen dhe në fund shtojmë verën e bardhë. Presim derisa vera të avullojë. Më pas shtojmë thjerëzat dhe qumështin. I përziejmë dhe e mbyllim duke shtuar ujin dhe degët e trumzës. E rregullojmë me pak piper dhe kripë nëse është e nevojshme dhe e lëmë të marre valë. Pas kësaj e ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare derisa të gjithë përbërësit e supës të jenë gati. Para se ta shërbejmë e bluajmë me blender për të përftuar një trajtë kremoze dhe e servirim duke e zbukuruar me bajame të pjekura të prera në feta dhe piper të kuq.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.