SUPË KREMOZE ME AVOKADO-SHIJE QË NUK MUND TA REZISTONI

SUPË KREMOZE ME AVOKADO-SHIJE QË NUK MUND TA REZISTONI

Një vakt i lehtë, i shijshëm por me vlera të larta ushqyese ndikon në krijimin e gjendjes pozitive gjatë gjithë ditës. Ndjesi të tillë jep supa e ngrohtë, kremoze me avokado që mund ta përgatisni në shtëpi. Vlerat ushqyese të avokados janë të panumërta ndërsa e kombinuar në një pjatë të shijshme supe këto vlera i ofrojnë organizmit më shumë se sa thjeshtë ndjesinë e shijes së mirë. Rreth 80% e frutit përmban ujë (72%) dhe fibër dietike (6.8%) gjë që ka ndikim të theksuar tek ata të cilët duan të humbin në peshë. Ulja e yndyrës në gjak është një nga përfitimet tjera shëndetësore të avokados.  Ato mund të përfshihen në shumë receta dhe krahas kombinimit në supë ato përdoren edhe në sallata, ëmbëlsira e shumë gatime të tjera.

Ja një recetë për supë me avocado:

Përbërësit         

-2 avokado të qëruara dhe pa bërthamë;

-2 filxhanë të mëdhenj të ngrohtë me lëng pule ose perimesh;

-1 lugë çaji me lëng limoni;

-1 lugë gjelle me kos pa yndyrë;

-½ lugë çaji me erzën e preferuar si majdanozi, kopra e të tjerë. Nëse keni erëza të freskëta përdorni më shumë;

-¼ lugë çaji me hudhër pluhur (ose e grirë në rende);

-¼ lugë çaji me qepë pluhur (ose e grirë në rende);

-¼ lugë çaji me piper;

Kripë sipas dëshirës;

Mënyra e përgaditjes:

Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini ato deri sa të përfitoni një masë kremoze dhe të butë. Këtë mund ta ngrohni ose ta konsumoni të ftohtë. Mund ta përdorni edhe si salcë për gatimet me mish pule, mish viçi apo peshk. Zakonisht, supa krem e avokados hidhet sipër filetos së mishit sipas llojit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.