TIRAMISU ME LULESHTRYDHE

REÇETË PËR TIRAMISU ME LULESHTRYDHE

Ky është sezoni i luleshtrydheve (dredhëzave), të cilat përveç për shijes së mirë që mund ti konsumojmë të freskëta mund të përdoren edhe për gatimin e ëmbëlsirave.

JU NEVOJITET

-500 gr. luleshtrydhe

-200 gr. sheqer (50+150 gr)

-1 limon

-3 vezë

-500 gr.  djathë mascarpone

-400 gr. biskota “Savoiardi”

PËRGATITJA

Presim luleshtrydhet, shtojmë lëngun e gjysmës së limonit, 50 gr sheqer, lëkurën e limonit dhe i lëmë të nxjerrin lëngun.

Sheqerin tjetër e rrahim me 3 të verdhat e vezëve deri sa të bëhet shkumë. Shtojmë mascarponen dhe e përziejmë deri sa të krijojmë masë.

Rrahim të bardhat e vezëve dhe ia shtojmë kremit me 3 doza. Kullohen luleshtrydhet dhe me lëngun i ngjyejmë biskotat. Shtrohet shtresa e parë, kremi, shtresë tjetër me biskota krem dhe nga lart luleshtrydhe e kulluara dhe “tiramisu me luleshtrydhe” është gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.