A ËNDËRROJNË FOSHNJAT?

A ËNDËRROJNË FOSHNJAT?

A e keni pyetur veten se për çfarë mund të ëndërrojnë bebet gjatë gjumit? Epo, e tërë kjo është e panjohur, duke pasur parasysh natyrën e pakapshme të ëndrrave dhe sa pak kemi njohuri për mënyrën se si truri i një të porsalinduri i përpunon gjërat.

Nga ajo se çfarë kemi informacione deri më tani, supozohet se foshnjet ëndërrojnë gjatë dy javëve të para të jetës shkruan Healthline.

Kjo është për shkak të kohës së gjumit të kaluar në lëvizje të shpejtë të syve (REM).

Faza REM është kur trupi është plotësisht i relaksuar dhe truri është aktiv. Është gjithashtu faza e lidhur me ëndërrimin.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), të porsalindurit kalojnë rreth 50 për qind të gjumit të tyre në REM.

Mirëpo, jo domosdo foshnjet mund të ëndërrojnë në fazën e gjumit REM.

Neuroshkencëtarët besojnë se fëmijët duhet të kenë fituar aftësinë për të imagjinuar gjërat. Kjo arrihet duke pasur një pamje vizuale dhe hapësinore siç kanë të rriturit.

Andaj, gjumi gjatë javëve dhe muajve të parë të jetës ndihmon trurin e foshnjës tuaj të rritet dhe të përpunojë informacionin.

Në çdo moshë, gjumi ndihmon në konsolidimin e kujtesës, gjë që na ndihmon të integrojmë përvojat dhe njohuritë tona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.