ÇFAR BËJNË FOSHNJET GJERSA JANË NË BARKUN E NËNËS?

ÇFAR BËJNË FOSHNJET GJERSA JANË NË BARKUN E NËNËS?

Me të pranuar lajmin se jeni shtatzënë, fillon gërshetimi i emocioneve, përfshi shqetësimet në lidhje me zhvillimin e fetusit.

Falë zhvillimit të teknologjisë tashmë është e mundur të studiohet aktiviteti i fetusit brenda mitrës në detaje shkruan Mom Junction.

-Po, ato qajnë

Sipas hulumtimit, foshnjet shprehin pakënaqësitë e tyre brenda mitrës, kur janë në javën e 28-të të zhvillimit.Goja e hapur, lëshimi i frymëmarrjeve të shkurta e në disa raste edhe një mjekër që dridhet, të gjitha këto shoqërohen me të qara.

-Mund të frikësohen

Sa shpesh e keni vërejtur se foshnja juaj ju godet në momentin kur është i/e ekspozuar ndaj tingujve të papritur? – Në këto raste, ato ndihen të frikësuara.

-Përgjigjen ndaj zërit tuaj

Foshnja juaj fillon të dëgjojë që nga java e 18-të.Megjithatë, deri në javën 25-të, dëgjimi i foshnjës suaj zhvillohet dhe arrin t’ju përgjigjen me lëvizje zërave që për të janë të njohur, e sidomos atë të nënës.

-Shijojnë shijet e ushqimeve

Ushqimet të cilat nëna i konsumon gjatë shtatzënisë transferohen në lëngun amniotik dhe arrijnë te fetusi.Në këtë formë, edhe fetusi është në gjendje të shijojë ushqimet brenda mitrës.

-Praktikojnë frymëmarrjen

Deri në javën e 26-të, mushkëritë e foshnjes zhvillohen plotësisht edhe pse foshnja juaj vazhdon të marr frymë përmes placentës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.