CILAT JANË KUKULLAT MË TË MIRA PËR FËMIJËT TUAJ?

Kur zgjidhni lodrat e fëmijëve, ekuilibri është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Të gjithë fëmijët duhet të kenë një shumëllojshmëri të vërtetë lodrash për të luajtur – kukulla, lodra ndërtimi, ushqim për lojëra, pajisje artizanale, automjete etj. – e të gjitha këto për të inkurajuar një jetë të pasur me imagjinatë.

Mirëpo kur jemi te kukullat për fat të keq jo të gjitha këto kukulla janë të njëjta apo të mira për fëmijët tuaj.

Por para se të shkojmë te ky fakt njëherë një lajm pozitiv për kukulla.

Alice Lee, psikologe në Melburn, thotë se të luash me kukulla ka disa përfitime shumë të fuqishme.

“Në vitet e para të fëmijërisë kukullat përdoren si një mënyrë për të shfaqur përvojat e jetës dhe për të kuptuar vendin e tyre si fëmijë në botën e tyre dhe veten e tyre – dhe ndërsa rriten, kukullat ju ndihmojnë të krijojnë në lojëra më imagjinative”.

Kukullat gjithashtu mund t’i ndihmojnë fëmijët të mësojnë aftësi sociale dhe të zhvillojnë ndjeshmëri dhe empati , thotë zonja Lee, dhe madje mund t’i ndihmojnë ata të përgatiten për të mirëpritur një motër apo vëlla të ri.

E gjithë kjo i bën kukullat një artikull të shkëlqyeshëm për t’u ofruar fëmijëve të çdo gjinie, raporton psikologja Lee, krahas gjërave të tjera thelbësore si blloqet, apo legot ne ju kemi thon kocka, lodrat e ndërtimit dhe lodrat e buta.

Por a janë të gjitha kukullat e fëmijëve thatanike, me sy të kaltër dhe bionde? E kjo është problem dhe është koha që të përzihen gjërat.

Psikologja Lee u sugjeron prindërve që të vlerësojnë diversitetin, pavarësisht nga prejardhja e tyre kulturore, dhe të konsiderojnë t’u ofrojnë fëmijëve të tyre kukulla me ngjyra të ndryshme që përfaqësojnë prejardhje të ndryshme kulturore.

Edhe pse në vendin tonë jemi popull më homogjen përsëri është gjithmonë mirë të mbjellim barazinë dhe pranimin te secila popullatë.

Dhe edhe në popullin tonë nuk janë të gjitha vajzat bionde me sy të kaltër, kemi edhe brune…

“Loja është mënyra e fëmijës për të kuptuar botën tonë, dhe bota jonë është e larmishme, është plot me njerëz me ngjyra të ndryshme, nga kultura të ndryshme”.

Zali Yager, drejtoreshë i shoqatës bamirëse kombëtare për promovimin e shëndetit, Body Confident Collective, thotë se ndërsa ka pak “të dhëna të forta” mbi efektet e fëmijëve që luajnë me kukulla të ndryshme, ekziston një “konsensus i përgjithshëm” që fëmijët përfitojnë nga loja me kukulla që duken si ato. .

“Dhe kjo është e njëjta gjë edhe për aftësitë e kufizuara,” shton ajo.

Për fat të mirë disa kompani të ndryshme kanë filluar të krijojnë kukulla që duken jo si një fëmijë mesatar por me ndryshime specifike që mund t’i përshtaten secilit fëmijë. Për shembull me syza apo çka do tjetër.

“Ky përfaqësim është i rëndësishëm për t’u ndjerë të parë.”

Nëse doni që të nxjerrim me të vërtetë përfitimet e lojës me kukulla për fëmijët tuaj, atëherë kukullat e modës, apo me bateri që flasin ndoshta nuk janë versioni i duhur.

Ben Deery, pedagog i edukimit të fëmijërisë së hershme thotë se ka një lloj rreziku që kukullat e modës si Barbie e shumë të tjera nuk janë realiste, ajo pra çka fëmijët shohin në shoqërinë e përditshme dhe kjo mund të përforcoj më shumë stereotipe tradicionale dhe të promovojnë një mentalitet konsumatori.

Këto kukulla gjithashtu ndonjëherë “sigurojnë imazhe të tepërta seksuale të fëmijëve – veçanërisht femrave, por mund të përfshijë edhe meshkuj hiper-mashkullorë”, shton Deery.

Në SHBA, organizata TRUCE , rekomandojnë fuqimisht prindërit të shmangin blerjen e personazheve të kukullave nga shfaqjet televizive dhe filmat, si dhe kukulla që funksionojnë me bateri, duke argumentuar se të dyja mund të kufizojnë imagjinatën.

“Një kukull me bateri që përsërit të njëjtat fraza pa pushim kufizon atë që fëmija juaj mund të imagjinoj ndërsa një kukull e butë dhe e thjeshtë bën gjithçka që fëmija vendos,” sugjeron TRUCE.

Nëse jeni duke kërkuar për një alternativë më të mirë, ekspertët rekomandojnë kukulla bebe të sakta anatomike si zgjedhjen më të mirë.

Ju mund të keni dëgjuar vitet e fundit për debate të mëdha në lidhje me kukullat Barbie. Argumente të ndryshme tregojnë se përmasat e Barbie janë aq joreale saqë, në jetën reale, beli i saj do të ishte 20 cm më i vogël se një grup referimi pacientësh me anoreksi.

Por a do të thotë kjo që duhet të shmangni krejtësisht kukullën ikonike?

Dr Yager thekson se hulumtimi nëse kukulla si Barbie është e keqe për imazhin e trupit është i përzier.

Në fund të fundit, “t’u blesh vajzave kukullën e fundit Barbie nuk do t’u bëjë domosdoshmërish ndonjë dëm”, por prindërit duhet të paktën të jenë të vetëdijshëm për sasinë e mediave të fokusuara në pamjen ndaj të cilave ekspozohen vajzat e reja – dhe të mendojnë t’u mësojnë atyre se si ta kritikojnë atë. thotë Dr Yager.

GAZETARE: Gentiana Qerimi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.