DISA KËSHILLA PËR PRINDËRIT E FËMIJËVE TË LLASTUAR APO “HIPERAKTIV”

DISA KËSHILLA PËR PRINDËRIT E FËMIJËVE TË LLASTUAR APO “HIPERAKTIV”

Thonë “sjellja e dikujt vjen nga shtëpia” por shumica do të pajtohen se me të gjitha përpjekjet disa prindër thjesht nuk mund t’i rrisin fëmijët e tyre në drejtimin e duhur. Ja disa këshilla për prindërit dhe fëmijët e tyre të këqij dhe të llastuar.

Për edukimin e drejtë të fëmijës janë disa faktorë kyç si p.sh. edhe vendosja e kufijve të qartë. Fëmija duhet ta dijë vendin e tij dhe të mësojë disa shprehi. Nëse bëni për të çfarë të dojë, do ta ketë më të lehtë tani, por më vështirë – më vonë, shkruan faqja “Very Well Family”. Në këtë mënyrë nuk po i bëni asnjë favor fëmijës apo vetes tuaj.

Bazuar në këtë është shumë mirë t’u jepni detyra fëmijëve por edhe të ndërmerrni ndonjë ndëshkim nëse ata nuk respektojnë atë që thotë prindi. Fëmijët duhet të mësojnë të marrin pasojat e sjelljes së tyre. Shumë psikologë besojnë se ndëshkimi është pjesë përbërëse e edukimit dhe një nga gabimet më të mëdha është përmbushja e çdo dëshire të fëmijës.

Nuk keni pse t’i blini gjithçka që do t’i tregojë gishtin. Lëreni të shohë se nuk mund të marrë gjithçka që dëshiron. Për më tepër, për një edukim sa më efikas, duhet të ketë pëlqim të plotë midis dy prindërve. Nëse njëri prind vendos një dënim dhe tjetri bën gjithçka për të thyer dënimin për t’u afruar më shumë me fëmijën, ai do të dijë të abuzojë me atë dobësi, thuhet në artikull.

Leave a Reply

Your email address will not be published.