FËMIJËT DHE LODRAT

FËMIJËT DHE LODRAT

Ritmi I shpejtë, dinamika e zhvillimeve ka bërë që në ditët e sotme fëmijët kryesisht brenda ditës të jenë nën përkujdesjen e kujdestareve apo të kalojnë kohën në kopsht. Edhe pse është e natyrshme prindërit të punojnë për të siguruar të ardhura dhe jetë cilësore nga ana tjetër ndjejnë sikur jo mjaftueshëm kalojnë kohë me fëmijët e tyre dhe përdorin forma të ndryshme ta kompensojnë atë. Por çdoherë duhet ta keni parasysh një gjë. Nuk mjafton koha sa kaloni me fëmijën tuaj në shtëpi por sa cilësore është koha ku e kaloni me ata. Por gabimi më i madh që shkaktojnë prindërit, kur ndjehen sikur nuk janë aty për fëmijët është kompensimi i kohës me gjëra materiale, në këtë rast blerja e lodrave të ndryshme.

Të gjitha gjërat sot duam ti kemi në sasi të shumta dhe çdoherë prindi dëshiron që fëmija i tij të ketë gjithçka. Por nga kërkesat e shumta që i kanë të gjithë anëtarët e familjes krijohet një kaos në shtëpi me  shumë lodra, shumë rrobe, mbulesa, kozmetikë…etj. Ne duam ti kemi të gjitha por problemi qëndron se si ti menaxhojmë të gjitha këto gjëra në dhomën e fëmijëve. Pas kësaj, e kuptojmë që shumë gjëra që i kemi blerë, nuk janë edhe shumë të domosdoshme. Ndonjëherë si injorancë, mund të blejmë gjëra edhe me cilësi të dobët dhe që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës tonë. Më shumë të parëndësishme janë lodrat në masë të madhe. Fëmijët luajnë me lodra për një, dy ditë dhe më pas mërziten. Duke u bazuar në hulumtime, mesatarisht 60 % e njerëzve blejnë gjëra që nuk janë të domosdoshme. Fakt interesant është që 90 % e blerësve janë femrat dhe vetëm 10 % janë meshkujt. Por pasi të kthehen në shtëpi do të kuptojnë që vetëm kanë shpenzuar para në gjëra të panevojshme.

Shpenzimet e panevojshme krahas faktit që dëmton buxhetin  tuaj familjar krijon konflikt mes partnerëve. Derisa gjërat e panevojshme i japin një pamje tollovie shtëpisë suaj. Ajo do të merr pamje të tollovitur, të paorganizuar dhe të pa pastër ndërsa kjo situatë krijon parehati te të gjithë anëtarët e familjes. Me ndihmën e anës tuaj më të mirë dhe me reduktimin e shpenzimeve në gjërat e panevojshme, ju mund ta bëni shtëpinë tuaj të duket si një parajsë e vogël dhe njëkohësisht do të keni familje të shëndetshme.

Kur blini diçka për fëmijën tuaj, mbani në mend rëndësinë e asaj gjëje. Jeto në botën reale dhe blej vetëm gjëra të rëndësishme. Blerja e gjërave të reja mund të jetë shumë interesante por jo edhe në kuantitet të madh. Mbani në mend, fëmijët i imitojnë të rriturit dhe mund të zhvillojnë edhe ata këto shprehi prandaj keni kujdes.

Preferoni të çoni një jetë të thjeshtë dhe ti jepni theks vetëm zhvillimit mendor të fëmijës. Ju mund të blini shembull lodra edukative si ‘puzzles’, blloqe apo lojëra edukative. Ju mund të gjeneroni harmoni dhe kënaqësi në jetën e fëmijës suaj, duke krijuar një ambient të ngrohtë në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.