FESTAT E FUNDVITIT PERIUDHA KUR SHUM ÇIFTE DËSHIROJNË SHTATZËNINË

FESTAT E FUNDVITIT PERIUDHA KUR SHUM ÇIFTE DËSHIROJNË SHTATZËNINË

Periudha e festive të fundvitit është periudha më e zakonshme e vitit kur çiftet provojnë të mbesin shtatzënë.

Nëse veç jeni në mesin e këtyre çifteve, atëherë më poshtë i keni disa prej këshillave më të mira që mund t’i ndiqni për t’i maksimizuar shanset e mbetjes shtatzënë.

Mos pini duhan

Nëse pini duhan, ndaleni këtë menjëherë! Nëse nuk pini duhan, atëherë mos filloni asnjëherë!

Duhani është aq i dëmshëm saqë shkakton dëme edhe në mitër, vezore, spermë të mashkullit, e që të gjitha këto ndikojnë në shëndetin e bebes dhe mund të shpijnë në probleme të zhvillimit.

Përveç pirjes së duhanit, edhe minimizimi i sasisë së alkoolit që e konsumoni është i rëndësishëm.

Hani ushqime organike

Përderisa muajt e dimrit janë periudhë ku njerëzit kanë tendenca të hanë ushqime me shumë kalori, ekspertët ju sugjerojnë që gjatë kësaj periudhe të hani ushqime organike.

Kontrollojeni stresin

Mos e kontrolloni stresin me kafeinë! Me të ballafaqohuni në mënyra tjera natyrale, siç është joga, meditimi dhe shpenzimi i kohës në natyrë duke u argëtuar me familjarët dhe miqtë.

Çfarëdo që bëni, sigurohuni të mos stresoheni sepse kjo mund të shkaktojë mos balancim në hormone të pjellorisë.

Merrni multivitamina

Nëse veç keni përdor pilula kundër shtatzënisë, atëherë ka shanse që keni mungesë të vitaminave dhe mineraleve.

Prandaj, rekomandohet të merrni multivitamina.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.