FOSHNJA JUAJ KOMUNIKON ME JU SAPO TË LINDË

FOSHNJA JUAJ KOMUNIKON ME JU SAPO TË LINDË

Procesi i komunikimit është një nga zhvillimet më të rëndësishme tek fëmija juaj. E si i tillë, ai është prezent tek fëmijët që nga lindja.

Po, edhe pse mund të mos ju duket e vërtetë, por foshnja juaj komunikon me ju sapo të lindë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Të qarat janë një nga mënyrat e vetme e foshnjes për të filluar komunikimin. E me kalimin e kohës, shumë prindër janë në gjendje të kuptojnë se çfarë tregon e qara e foshnjes së tyre.

Përveç kësaj ka është mënyra tjera që fëmija juaj komunikon me ju në muajt e parë dhe të gjitha këto janë shenja se zhvillimi i gjuhës është në proces e sipër.

Sipas udhëzimeve të CDC-së:

-Në dy muajt e parë, bebi juaj fillon të kthejë kokën nga ju kur ju flisni, në këtë mënyrë ata fillojnë të bëjnë tinguj;

-Në katër muajt e parë, fëmija juaj fillon të bëj dy tinguj bashkë, madje mund t’ju imitojë juve gjersa e ngritni apo e zvogëloni intonacionin.

-Deri në muajin e gjashtë, bebi juaj mund t’ju përgjigjjet kërkesave tua me tinguj të veçantë dhe në këtë moshë përsoset tingulli “m” dhe “b”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.