MIQËSITË TOKSIKE MES FËMIJËVE DHE NDIKIMI I TYRE NË SHËNDETIN MENDOR. SI TI LARGONI NGA ATO?

MIQËSITË TOKSIKE MES FËMIJËVE DHE NDIKIMI I TYRE NË SHËNDETIN MENDOR. SI TI LARGONI NGA ATO?

Shkalla e tipareve të personalitetit narcisist tek fëmijët po rritet me shpejtësi të madhe gjë që identifikon pjesërisht edhe dukurinë e bullizmit. Në këtë drejtim mediat sociale e bëjnë edhe më të lehtë shfaqjen e bullizmit. Shanset që sot një fëmijë mund ta gjejë veten të mbërthyer në një miqësi toksike janë të larta. Thelbësore mbetet që prindërit të gjejnë mënyrat për të identifikuar miqësitë toksike dhe për të ndihmuar fëmijët e tyre të shpëtojnë nga rrethet abuzive përpara se të shkaktohet dëm i pariparueshëm.

Si ta mësoni nëse fëmija ka shoqëri toksike?

Është një shqetësimet më të mëdha të prindërve kur mëson se: shoku apo shoqja e fëmijës ka kontrollin e shëndetit mendor të tyre. Një fëmijë dikur i sigurt, me tipare të qeta fillon të qajë pa arsye, tërhiqet nga familja, pasivizon aktivitetet dhe rutinat ditore dhe refuzon të flasë për gjendjen nga frika se prindi nuk do ta kuptojë, janë shenja që pas kësaj qëndron arsye shqetësuese. Megjithatë kur fëmija rimerr pajtimin e shokut/qes toksike është sërish i/e lumtur. Ky dallim në emocione shtynë fëmijën të thellohet dhe gjithçka në jetën e tij fillon të rrotullohet rreth kënaqësisë dhe qetësimit të mikut toksik.

A është e mundur që një mik toksik të ketë kaq shumë pushtet dhe kontroll mbi një fëmijë tjetër?

Po, pasiqë karakteret toksike kanë një bazë të fortë narcisizmi. Personi toksik,egocentrik dhe manipulues është mjeshtëror në krijimin e një imazhi pozitiv publik për veten e tij para prindërve, mësuesve dhe trajnerëve, megjithatë është shumë i ndryshëm pas dyerve të mbyllura. I fshehur në manipulimet e tij ose të saj, fëmija toksik punon shumë për të fituar besimin e një fëmije tjetër. Pasi të kenë besimin e fëmijës shoku toksik fillon të thotë ose të bëjë gjëra të dëmshme.

Për shembull, shpesh një mik toksik përjashton një fëmijë nga ngjarjet në të cilat fëmija ishte përfshirë më parë dhe më pas i shfaq këto ngjarje në mediat sociale për ta lënduar fëmijën. Një shembull tjetër ndodh kur shoku toksik akuzon në mënyrë të padrejtë fëmijën për sjellje në të cilat fëmija nuk është i përfshirë. Kjo shpesh quhet projeksion ndërsa është një mekanizëm mbrojtës universal që përdoret në ekstrem nga individi toksik. Një shembull i tretë ndodh kur shoqja toksike i rreshton miqtë e fëmijës kundër saj pas shpine.

Personi toksik përdor dy shembujt e parë për të provokuar fëmijën. Kur fëmija përpiqet të pyesë pse u përjashtua ose mbrohet nga një akuzë e padrejtë, shoqja toksike e përdor këtë kundër fëmijës, duke e akuzuar fëmijën si “dramatik” ose “i çmendur”. Shoku toksik gjithashtu e shtrembëron këtë material dhe ua transmeton miqve pas shpinës së fëmijës, duke e inkuadruar fëmijën si “vajzë e keqe”.

Nëse këto simptoma dhe modele bëhen të dukshme për një prind është e rëndësishme të ndihmoni fëmijën tuaj. Të kërkosh që fëmija të shkëputë miqësinë është rrallë efektive sepse miqtë e fëmijës ka të ngjarë të jenë manipuluar nga shoku toksik dhe tani janë në anën e shokut toksik. Nga këndvështrimi i një fëmije përballja me një mik toksik mund të jetë më pak e frikshme sesa të mos kesh miq.

 

Për më tepër, shpesh është e vështirë për një fëmijë të shohë manipulimet sepse ajo tashmë është bindur se ajo është problemi. Shumica e individëve që luftojnë me një raport toksik nuk janë në gjendje të njohin toksicitetin kur janë të përfshirë në mënyrë aktive në marrëdhënie.

Për më tepër, afrimi me prindërit e mikut toksik ose përfshirja e zyrtarëve të shkollës gjithashtu mund të rezultojë e kundërt. Shumë fëmijë toksikë kanë prirje narcisiste sepse janë ekspozuar ndaj mënyrave jofunksionale të marrëdhënieve nga prindi.

Individët toksikë e shmangin përgjegjësinë dhe e hedhin fajin diku tjetër kështu që prindi i shokut toksik mund të nxisë një dramë shtesë dhe të fajësojë më shumë fëmijën tuaj.

Psychology Today sjell Gjashtë mënyra se si të veproni në rast se fëmija juaj është në shoqëri toksike.

Dëgjoni me zemër të hapur.

Mos i tregoni fëmijës se çfarë të bëjë dhe në vend të kësaj ndjeni empati me atë që ndjen fëmija. Nëse fëmija thotë: “Unë nuk jam një person i mirë”. Ose, “Unë nuk e meritoj të jem këtu.” Prindi mund të përpiqet të empatizojë: “Është e dhembshme të ndihesh i turpëruar dhe e kuptoj. Kishte raste kur isha në moshën tënde kur edhe unë u ndjeva njësoj.” Empatizimi me ndjenjat e fëmijës i lejon ata të ndihen të kuptuar dhe të lidhur me ju sepse ju e kuptoni. Kjo i lejon fëmijës të ndihet më pak i vetmuar në gjendjen e tij të vështirë.

Më pas, bëni pyetje të hapura. Mundohuni ta bëni fëmijën të flasë. Shpresojmë, ndjeshmëria ka ulur aftësinë mbrojtëse të fëmijës, kështu që është një kohë e mirë për ta ndihmuar fëmijën të hapet. “Çfarë të shtyn ta thuash këtë, zemër?” Çfarë është ajo që të bën të ndihesh kështu?” Kur fëmija hapet, përsëri bëni empati me ndjenjat. “Ke çdo të drejtë të lëndohesh, njësoj do të isha edhe unë. Ajo që të ka ndodhur nuk është në rregull”.

Më pas, zhvilloni besimin. Tregoni fëmijës se nuk do të shkoni në shkollë ose nuk do të përballeni me prindin tjetër pa lejen e fëmijës. Ruajtja e besimit në marrëdhënie është e domosdoshme. Besimi i fëmijës është shkelur vazhdimisht nga shoku toksik kështu që të kesh një marrëdhënie që mishëron besimin është kritike. Në rastet më serioze të bullizmit mund të jetë gjithashtu e rëndësishme t’i shpjegoni fëmijës pse duhet të flisni me shkollën ose mësuesin e fëmijës.

Përpiquni të ndriçoni prirjet e paskrupullta të mikut toksik. Pyete fëmijën: “A do t’ia bëni ndonjëherë këtë dikujt?” Shpresojmë që fëmija të kuptojë se nuk është ajo problemi por shoqja toksike.

Jini të durueshëm. Fëmija mund ta ketë të vështirë të shohë toksicitetin sepse është shumë e zënë duke fajësuar veten. Megjithatë, jepini asaj kohë dhe jini gjithmonë të hapur për të folur.

Ndihmoni të largohet pak nga miqësia toksike. Nxiteni fëmijën tuaj të kontaktojë me miqtë nga rrethet e tjera, për shembull, fëmijët nga lagjja ose aktivitetet tjera. Gjetja e miqve të tjerë është e domosdoshme. Ndihmojini ata të arrijnë te fëmijët e shëndetshëm në jetën e tyre, të cilët nuk i kanë njohur si miq të mundshëm. Kalimi i kohës me fëmijët që nuk janë të lidhur me mikun toksik mund t’i lejojë ata të ndjehen të pranuar, të respektuar dhe të përfshirë. Këto marrëdhënie mund t’i lejojnë fëmijës tuaj të bëjë dallimin midis një miqësie toksike dhe një miqësie të shëndetshme. Kjo pasqyrë mund të parandalojë që fëmija juaj të manipulohet nga shoku toksik në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.