NEVOJITET KUJDES I SHTUAR KUR FËMIJËT EKSPOZOHEN NË DIELL

NEVOJITET KUJDES I SHTUAR KUR FËMIJËT EKSPOZOHEN NË DIELLI

Lëkura e fëmijëve është shumë më e ndjeshme se e të rriturve kur ekspozohen në diell. Çdo djegie nga dielli që mund të pësojmë në moshën e fëmijërisë do të lërë gjurmë dhe rrit rrezikun për kancer të lëkurës gjatë viteve. Hapi më i rëndësishëm në parandalimin e një situate të tillë mbetet padyshim mbrojtja nga dielli.

Kjo fillon që nga mosekspozimin në diell në orët e rrezatimit më të fortë (10:00–16:00) për stinën e verës, te përdorimi i kapeleve me strehë të gjerë, syzeve të diellit dhe i domosdoshëm është përdorimi i kremrave mbrojtës nga dielli. Duhet të bëhet zgjedhja e duhur në kremin që do përdoret, jo vetëm në drejtim të faktorit mbrojtës por dhe në drejtim të disa karakteristikave që duhet të ketë kremi mbrojtës te fëmijët. Më të përshtatshëm janë locionet sesa kremrat që paraqiten në formë sprejit, për arsye se ato krijojnë një barrierë fizike ndaj diellit, ndërsa sprejet krijojnë një barrierë kimike.

Gjithmonë duhet të kemi parasysh që kremrat të jenë rezistentë ndaj ujit (water resistant), kjo për arsye se fëmijët djersiten shumë më tepër gjatë kohës së lojërave dhe kalojnë shumë më tepër kohë në ujë. Përdorni kremra mbrojtës nga dielli me bazë minerale të cilët janë të sigurt dhe të efektshëm dhe gjithashtu shumë të përshtatshëm për fëmijë me lëkurë të ndjeshme. Shikoni që në përbërjen e tyre të kenë oksid zinku ose dioksid titani si përbërësit veprues. Gjithashtu duhet të ketë një faktor mbrojtës nga dielli me spf 50+ ose më të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.