NGËRÇET TE BEBET GJATË TË USHQYERIT ME GJI

 

 

NGËRÇET E FOSHNJAVE GJATË TË USHQYERIT ME GJI

Ngërçet mund të paraqiten edhe tek foshnjat që ushqehen me gji edhe tek ato me ushqim artificial. Nuk ekzistojnë dëshmi që tregojnë se njëra apo tjetra mënyrë e të ushqyerit shkakton më shumë apo më pak ngërçe. Edhe pse të ushqyerit me gji i siguron foshnjave vitaminat dhe proteinat e nevojshme për zhvillim të drejtë nënat duhet të kenë shumë kujdes se si ushqehen, çka në fakt konsumojnë pasi që shumë ushqime nuk i përshtaten foshnjës apo i shkaktojnë ngërçe që rezulton në të shqetësimin dhe parehatinë e tyre.

Cilët artikuj ushqimorë duhet shmangur gjatë të ushqyerit e foshnjave me gji?

Hulumtimet tregojnë se sasia e madhe e histaminës në organizmin e nënës mund të ndikojë në paraqitjen e ngërçeve tek foshnja. Histamina gjendet në rruazat e bardha të gjakut dhe ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut. Shkencëtarët rekomandojnë që nëna duhet ti shmanget artikujve që përmbajnë histaminë dhe gjërave që shkaktojnë sekrecionin e histaminës në organizëm. Gjithashtu duhet zvogëluar sasia e kafeinës dhe ushqimit me shumë krip.

Gjërat ushqimore që përmbajnë histaminë janë:

  1. Djathërat
  2. Perimet e tharbëta (turshitë)
  3. Marmelatat
  4. Patatet
  5. Domatet
  6. Sardelet dhe toni
  7. Spinaqi

Gjërat ushqimore të cilat përforcojnë sekrecionin e histaminës në organizëm janë:

  1. Bananet

2.Çokolatat

  1. Vezët
  2. Papaja
  3. Ananasi
  4. Dredhëzat
  5. Lajthitë

Gjërat ushqimore që duhet shmangur janë:

  1. Fasulet, bizelet…
  2. Perimet me gjethe jeshile (lakra jeshile, sallata jeshile)
  3. Kafeina
  4. Pijet e gazuara

Cilët artikuj ushqimorë duhet konsumuar gjatë procesit të ushqyerit me gji?

Nënave të cilat kanë vendosur foshnjat e tyre ti ushqejnë kryesisht me gji iu rekomandohen tre shujta dhe dy mes-shujta në ditë. Nevoja energjike për kalori do të duhej të rritej për 300 kalori më shumë se zakonisht, ndërsa nëse ushqeni me gji binjakë atëherë duhet të jetë 400-800 kalori më shumë (nevojën tuaj ditore për kalori mund ta llogaritni ashtu që të shumëzoni kilogramët tuaj me 24). Rritni konsumimin e kalciumit, zinkut, magnezit dhe vitaminave E dhe B.

Gjërat ushqimore që i përmbajnë këto vitamina dhe të cilat duhet ti konsumoni gjatë gjidhënies janë:

  1. Qumështi (zgjidhni qumështin me përqindje sa më të vogël të yndyrës)
  2. Pemët e freskëta (mollët, portokajtë, pjeshkat, pjepri)
  3. Lëngjet e freskëta të pemëve (pa shtesa të sheqerit)
  4. Perime të freskëta (shmangni perimet e përzhitura)
  5. Drithëra integrale (grurë, thekër, oriz, elb)
  6. Vaj ulliri, misri dhe kungulli

A mund të ndikojë mënyra se si e jepni gji foshnjës në paraqitjen e ngërçeve?

Në disa raste hulumtimet tregojnë se mund të ndikojë prandaj ju propozojmë të shihni më shumë rreth teknikave më efikase të të ushqyerit me gji.

  1. Shmangni kalimin e shpeshtë të foshnjës nga njëri gji në tjetrin sepse gjatë kalimit të shpeshtë të nga njëri gji në tjetrin, ekziston mundësia që foshnja të gëlltisë ajër gjatë thithjes, gjë që mund të shkaktojë ngërçe.
  2. Jepni gji në pozitën shtrirë lehtë. Ndonjëherë foshnja mund të shkaktojë refleks të fortë të lëshimit të qumështit, nëse thith me nguti, dhe në këtë mënyrë do të thith më shumë qumësht, gjë që mund të shkaktojë ngërçe, të vjella, gogësima. Mundohuni ti jepni gji në pozitë të shtrirë lehtë sepse kjo do ta ngadalësojë lëshimin e qumështit. Mund të përdorni edhe mbrojtëset e gjinjve të cilat zvogëlojnë shtypjen në majën e gjirit dhe i pamundëson foshnjës thithjen e shpejtë.
  3. Pompimi mund të jetë zgjidhje

Ekziston mundësia që foshnja nuk mund të thith për shkak, le të themi majave të gjoksit jo të theksuara apo gjatë ftohjes. Gjë që e vështirëson frymëmarrjen. Pompimi dhe pastaj ushqimi me anë të shishes ndihmon që shujta të mos zgjasë shumë dhe foshnja të mos thith ajër duke u munduar të thith.

Shpresoj që me këtë artikull të ju kemi ndihmuar pak a shumë në uljen e intensitetit të ngërçeve tek foshnja juaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.