NJË GRUA KINEZE LIND NË RRUGË, NUK U LEJUA NË SPITAL PASI NUK PATI TEST KOVID

VIDEO: NJË GRUA KINEZE LIND NË RRUGË, NUK U LEJUA NË SPITAL PASI NUK PATI TEST KOVID

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet një grua në Kinë që detyrohet të lindë në këmbë.

Kjo pasi gruaja shtatzënë nuk kishte pasur kohë të kryente testin e covid para se të futej në maternitet dhe në momentin që donte të hynte brenda, nuk lejohej pa vërtetuar më parë nëse ishte e pa-infektuar.

Sipas videos që qarkullon në Twitter, gruaja lindi jashtë maternitetit në qytetin Gulan të Kinës dhe të vetmit që i ofruan ndihmë, ishin qytetarët që ndodheshin aty pranë.

Prej javësh shumë qytete kineze janë mbledhur tashmë nga protesta masive, kundër rregullave strikte të covid-19 atje. Edhe pse protestat janë shtypur vazhdimisht, ata kërkojnë largimin e liderit të tyre Xi Jinping dhe vendosjen e demokracisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.