PUBLIKIMI I FOTOVE TË FËMIJËVE NË RRJETET SOCIALE ËSHTË E RREZIKSHME

PUBLIKIMI I FOTOVE TË FËMIJËVE NË RRJETET SOCIALE ËSHTË E RREZIKSHME

Sipas një studimi të realizuar nga Shoqata Italiane e Pediatrisë (SIP) dhe i publikuar në “Journal of Pediatrics”, tendenca në dukje e padëmshme për publikimin e fotove të fëmijëve në rrjetet sociale fsheh rreziqe për të cilat vetë prindërit shpeshherë nuk janë të vetëdijshëm.

Ato kanë të bëjnë me fushat e mbrojtjes së imazhit të të miturit, konfidencialitetin e të dhënave të tij të ndjeshme dhe sigurinë dixhitale. Sipas një ankete të kryer nga Australian Commission On Safety rreth 50% e materialit në faqet e pornografisë së fëmijëve vjen nga mediat sociale.

“Prindërit janë kryesisht të pavetëdijshëm mbi rreziqet ndaj të cilave i nënshtrojnë fëmijët e tyre”- thotë Pietro Ferrara, autori kryesor i studimit, profesor i pediatrisë në Universitetin Campus Bio–Medico të Romës. Studimi tregon se 81% e fëmijëve që jetojnë në vendet perëndimore janë të ekspozuar në rrjet që para moshës 2 vjeçare (92% në SHBA), se 33% e tyre janë në internet brenda disa javësh nga lindja.

Po ashtu se 15% në Evropë (34% në SHBA), janë në faqet dhe rrjetet sociale edhe para lindjes, nëpërmjet publikimit të ekove gjatë shtatzënisë. Rrjetet sociale lindin si një mundësi për t’u lidhur me njerëz të tjerë, por edhe për të marrë mbështetje dhe informacion.

Por, ka nga ata që publikojnë imazhe të fëmijëve të tyre, sepse nxiten nga një kërkim i vazhdueshëm për miratimin e prindërimit të tyre, dhe i shohin pëlqimet nga këndvështrimi i miratimit social.  Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve e vitit 1989, përcakton se fëmijët kanë të drejtën e privatësisë dhe të pëlqimit për gjërat që u përkasin atyre.

Po ashtu, problemi qëndron në faktin që gjithçka që publikohet në internet, edhe nëse fshihet nga profili, mund të mbetet në rrjet dhe me kalimin e kohës të krijojë siklet ose bezdi. Por mund të bjerë edhe në duar të gabuara. “Studime të ndryshme, kanë treguar se shumica e të rinjve janë deklaruar kundër publikimit të fotove të fëmijërisë së tyre në internet”– shpjegon Ferrara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.