QUMËSHTI I GJIRIT NDIHMON NË ZHVILLIMIN E TRURIT TE FOSNJAT E LINDURA PARA KOHE

QUMËSHTI I GJIRIT NDIHMON NË ZHVILLIMIN E TRURIT TE FOSNJAT E LINDURA PARA KOHE

Hulumtimet e reja sugjerojnë se në vend të formulave të ndryshme, qumështi i gjirit ndihmon në zhvillimin e trurit te foshnjat e lindura para kohe.

Bebet e lindura para kohe – d.m.th më herët se 37 javë – mendohet të kenë më shumë vështirësi të mendimit dhe mësimit si të rritur.

Një sërë studimesh i kanë ndërlidhur këto aftësi në ndryshimet që ndodhin në strukturat e pjesëve të trurit të tyre që iu ndihmojnë qelizave të komunikojnë me njëra-tjetrën

Shkencëtarët skocezë tani kanë zbuluar se duke i ushqyer bebet e lindura para kohe me qumësht gjiri, ju mund ta përmirësoni reduktimin në lidhshmërinë e trurit.

Autorët e këtij studimi kanë thënë se nënat duhet të kenë të drejtë t’i ushqejnë bebet e tyre me gji edhe gjatë kujdesit neonatal, në mënyrë që bebet të kenë një fillim sa më të mirë në jetë dhe mundësi më të mëdha të zhvillimit të shëndetshëm të trurit.Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘NeuroImage’.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.