RRAHJA E FËMIJËVE LË PASOJA MBI ZHVILLIMIN E TYRE SI NJERËZ

RRAHJA E FËMIJËVE LË PASOJA MBI ZHVILLIMIN E TYRE SI NJERËZ

Shumë prindër e zgjedhin rrugën e dhunës kur fëmija i tyre bën një veprim të gabuar, shpeshherë edhe nga mosdija, apo e zgjedhin dhunën kur kërkojnë nga fëmiu i tyre të ju bindet rreth një kërkese.
Edhe pse duhet ta pranojmë se kjo ka qenë e theksuar më shumë në vitet e mëparshme, por ende vazhdon si fenomen.

Por, çka ndodh me psiqikën e tij?

Si rezultat fëmija ose do të bëhet viktimë në shumë raste, ose do të bëhet një person temperament (me nerva).

Këto 2 forma janë si rrugë të mundshme se si do të duket karakteri i tyre gjatë zhvillimit si njeri, jo sepse ai zgjedh të shkojë drejt këtyre 2 formave, por sepse ai, nga përceptimi i tij nuk do të jetë i aftë të dallojë edhe rrugët tjera.

Ose thënë më ndryshe, kur të vijë në moshën që ai konsiderohet i pjekur do ta kuptojë se shumë zgjedhje të tij janë bërë duke u ndikuar nga ky fakt. Ndoshta me kalimin e kohës edhe e kupton se ka pasur rrugë të tjera për zgjedhje, por koha ec nuk ndalon!

Për t’i bërë mirë vetes e fëmisë suaj, ndaloni këto teknika të rritjes e “edukimit”. Krijoni më shumë komunikim me të, shpjegoni pse nuk duhet të bëhet një veprim i caktuar e mos ngrini dorë mbi të.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.