SHENJAT QË TREGOJNË SE FËMIJA NUK KA NEVOJË TË FLEJË GJATË DITËS

SHENJAT QË TREGOJNË SE FËMIJA NUK KA NEVOJË TË FLEJË GJATË DITËS

Ka disa shenja të qarta që tregojnë qartë se fëmija juaj është gati të mos flejë më gjatë ditës, thotë infermierja Jane Barry.

Është koha për të shkuar në shtrat por fëmija është i freskët dhe aktiv!

Nëse fëmija ndalon së fërkuari sytë gjatë ditës, kjo është një nga shenjat e para.

“Nëse fëmija juaj duket i freskët dhe i zgjuar kur përndryshe duhet të jetë në gjumë, ndiqni këtë shenjë që tregon nevojën për gjumë. Disa ditë ai mund të ketë ende nevojë për pak më shumë pushim dhe qetësi, por jo gjumë” tha ajo.

Orari i gjumit zhvendoset më vonë se zakonisht.

Çdo prind e do periudhën e pushimit ditor të fëmijës për shkak të së cilës ai përpiqet ta zgjasë atë sa më gjatë. Por nëse fëmija e zhvendos gjumin nga ora 19:00 në 22:00 ose 23:00, kjo mund të jetë një shenjë se ai nuk ka nevojë për një pushim pasdite.

Ke humbur rastësisht orarin e pushimit të pasdites dhe fëmija nuk ka asnjë reaksion deri në fund të ditës.

Nëse fëmija juaj ka sjellje të qetë në ndonjë festë apo supermarket gjatë orëve kur ai duhet të ishte në gjumë por ju nuk vëreni asnjë sjellje shqetësuese dhe nuk e vutë re që ai nuk flinte gjatë ditës tregon se fëmija nuk ka nevojë për pushim pasdite. Nëse edhe në mbrëmje nuk ka ndonjë paraqitje nervozizmi apo sjellje agresive dëshmon qartë se fëmija nuk ka nevojë për gjumë shtesë gjatë ditës.

Ndryshimi i rutinave.

Çdo periudhë rritjeje ose ndryshime në rutina mund të hedhin poshtë teorinë e heqjes së pushimit gjatë ditës prandaj Jane ju këshillon të jeni fleksibël dhe të gatshëm për t’u përshtatur me nevojat e fëmijës suaj.

Kohë për paqe dhe qetësi.

“Të gjithë fëmijët mund të përfitojnë duke kaluar një pjesë të ditës në paqe dhe qetësi”, thotë Jane.

Pra, nëse fëmija juaj nuk pushon më gjatë ditës mos i neglizhoni përfitimet që sjell koha e kaluar në dhomë në paqe dhe qetësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.