TRE SKENARË SE SI DO TË FILLOJË MËSIMI NË GJYSMËVJETORIN E DYTË

TRE SKENARË SE SI DO TË FILLOJË MËSIMI NË GJYSMËVJETORIN E DYTË

Ende nuk dihet nëse do të fillojë apo si do të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor. Numrat e të infektuarve të rinj po rriten dhe situata është alarmante ndërsa mbeten tre skenarë se si do të zhvillohet mësimi. Njëra është të vazhdohet si më parë, tjetra është shtyrja e fillimit të semestrit për dy javë dhe e treta është të kthehen me mënyrën e mësimit online. Ministria e Arsimit pret rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive se kur dhe si do të fillojë gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Nga ana tjetër, KSI pritet të vendosë pak ditë para datës 20 janar, para përfundimit të pushimeve të studentëve.

Komisioni do të bazojë propozimet në situatën aktuale epidemiologjike me Covid-19. Ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar opinionin se anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive kanë diskutuar për disa masa të propozuara, për të cilat do të merren vendime dhe konkluzione shtesë.

– Komisioni për Sëmundjet Infektive ka shqyrtuar mundësinë për ndryshim në fillim të gjysmë vjetorit të dytë të vitit 2021/2022. Vendimi për këtë propozim do të merret menjëherë para fillimit të gjysmës së dytë të vitit, sepse vendimtare do të jetë gjendja epidemiologjike në vend. Vendimi për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor do të jetë në përputhje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, bëjnë të ditur nga MSH.

Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid-19 dhe përhapja e variantit Omicron ka shkaktuar shqetësim tek disa prindër të cilët kërkojnë që fëmijët të ndjekin gjysmëvjetorin e dytë me mësim online. Por jo të gjithë prindërit pajtohen me këtë ide. Disa mendojnë se fëmijët duhet të vazhdojnë mësimin me prezencë fizike dhe një pjesë e tyre se nuk duhet mbajtur edhe maskat në klasë. Vendimi mbetet në duart e organeve kompetente./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.