TYMI I DUHANIT DËMTON SERIOZISHT SHËNDETIN E FËMIJËVE

TYMI I DUHANIT DËMTON SERIOZISHT SHËNDETIN E FËMIJËVE

Pirja e duhanit nga prindërit apo anëtarët tjerë të familjes, në prani të fëmijëve, ndikon negativisht në shëndetin e tyre.

Konkretisht, ekspozimi ndaj tymit të duhanit në fëmijëri, shoqërohet me simptoma të vazhdueshme të problemeve me frymëmarrjen.

Ky përfundim është arritur falë një studimi, ku kanë marrë pjesë 400 persona. Studiuesit kanë vendosur lidhjen midis duhanit që pihet në prani të fëmijëve dhe sëmundjeve të frymëmarrjes kur ata rriten.

Një studim i prezantuar pranë Shoqatës Amerikane të Kraharorit, thotë se fëmijët nuk i tejkalojnë dëmet e shkaktuara nga tymi i duhanit, ndërsa rriten.

Efektet që  duhani sjell tek shëndeti i fëmijëve janë bllokim hundësh, kollitje, ftohje kronike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.