USHQIMET QË NUK DUHET KONSUMOJNË BEBET DERI NË 2 VJEÇ

USHQIMET QË NUK DUHET KONSUMOJNË BEBET DERI NË 2 VJEÇ

Sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund të pranojë çdo lloj ushqimi. Procesi i pjekurisë së sistemit tretës bën që fëmija të mos jetë i gatshëm për pranimin e disa ushqimeve të caktuara gjatë viteve të para të jetës.

LËNGJET E PAKETUARA

Është mirë që të evitohen dhe të përgatiten në shtëpi, në mënyrë që të shmanget përmbajtja e lartë e sheqerit dhe komponentëve të tjerë të dëmshëm për shëndetin e fëmijës.

BOMBONET PREJ GOME

Kanë një përmbajtje të lartë të sheqerit, gomë, ngjyra dhe substanca të tjera të panevojshme për fëmijët e kësaj moshe. Këto sheqerëra mund të ndikojnë në gjenerimin e obesitetit tek fëmijët dhe prishjen e dhëmbëve të tyre.

ËMBËLSIRAT

Kanë përmbajtje të lartë të yndyrave më të dëmshme dhe vajra jo të shëndetshme palme apo vajra kokosi si dhe përmbajtje të lartë të sheqerit.

MJALTI

Mund të jetë i kontaminuar nga baktere e cila është përgjegjëse për transmetimin e botulizmit. Për më tepër, sistemi imunitar i fëmijës është ende në zhvillim dhe mund ti shkaktoj alergji të polenit.

FRUTAT E THATA 

Janë ushqime të cilat mund të shkaktojnë alergji. Arrat, kikirikët, bajamet, kanë përmbajtje alegjene tepër të lartë.

PIJET FRESKUESE

Kanë përmbajtje të lartë të kafeinës, sheqerit dhe aditivëve kimik të cilët mund të shkaktojnë dëmtime intestinale dhe gastrite tek fëmijët.

PESHKU SHPAT DHE TONI I KUQ

Janë peshq me përmbajtje të lartë merkuri (zhive) dhe fëmijët nuk duhet ti konsumojnë ato deri në moshën 3 vjeçare.

SALLAMRAT

Kanë përmbajtje të lartë yndyre dhe kripë.

KONSERVAT

Përmbajnë shumë kripë dhe shumë konservantë në mënyrë që të kenë afat më të gjatë të përdorimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.