VAJZA E HAMËZ JASHARIT, BESARTA BËRË NËNË

VAJZA E HAMËZ JASHARIT, BESARTA BËRË NËNË

Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është bërë nënë për herë të tretë.

Besarta dhe bashkëshorti i saj janë bekuar me një djalë, për të cilin e zgjodhën emrin Mars, në shenjë të muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Bekim Jashari, i cili ka publikuar disa fotografi familjare.

“Gëzim i madh për familjen tonë!

Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes.

Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë.

Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur!

Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë!” shkruan Bekim Jashari në facebook.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.