“ZHVILLIMI I KULTURËS SË PAQES DHE PARANDALIMI I DHUNËS SI VLERA THELBËSORE NË SISTEMIN ARSIMOR NË MAQEDONI”

“ZHVILLIMI I KULTURËS SË PAQES DHE PARANDALIMI I DHUNËS SI VLERA THELBËSORE NË SISTEMIN ARSIMOR NË MAQEDONI”

Analytica Think-tank sot organizon ngjarjen finale të projektit “Zhvillimi i kulturës së paqes dhe parandalimi i dhunës si vlera thelbësore në sistemin arsimor në Maqedoni”, i cili është i mbështetur nga Ambasada e Kanadasë për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Në këtë ngjarje do të prezantohet doracaku i bazuar në hulumtimin e nxjerrë nga mostra si rezultat i 300 të anketuarve, i realizuar me nxënës nga tri shkollat ​​e mesme të Shkupit – “Zdravko Cvetkovski”, “Zef Lush Marku” dhe “Shaip Jusuf”.

Qëllimi i hulumtimit ishte përcaktimi i llojeve të dhunës ndaj të cilave ekspozohen nxënësit e shkollave të mesme, shpeshtësia e tyre, si dhe perceptimi i formave të sjelljes së dhunshme nga bashkëmoshatarët e shkollës në raport me gjininë.

– U evidentua roli i mësuesve në parandalimin dhe veprimin në rast të sjelljeve të dhunshme në shkolla, si dhe aktorë të tjerë në sistemin arsimor, si shërbimi psikologjiko-pedagogjik, institucionet kompetente dhe prindërit. Qëllimi kryesor i projektit ishte krijimi i kulturës së paqes dhe respektit, si dhe përforcimi i vlerave demokratike në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë, tha organizatori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.