FONDI INTERVENUES PËR GRATË- SHPRESË PËR GRATË DHE VAJZAT VIKTIMA TË DHUNËS

 

Një thirrje në operatorët A1: 143 477 dhe në Telekom: 143 300 e cila juve mund të ju kushtojë 100 denarë, grave dhe vajzave viktima të dhunës ju ofron shpresë për jetë.

Ndihmën tuaj mund ta ofroni edhe në xh.ll. 200003247799194 – AD Stopanska Banka-Shkup

FONDI INTERVENUES PËR GRATË- SHPRESË PËR GRATË DHE VAJZAT VIKTIMA TË DHUNËS

Që nga viti 2017 kur edhe u themelua Fondi Intervenues për Gratë i cili ka për qëllim mbështetjen e përkohshme për gratë viktima të dhunës janë mbështetur gjithsej 86 gra, kryesisht nëpërmjet ndihmës juridike, paketave ushqimore dhe atyre higjienike. Në vitin 2020 me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Zyrës së OSBE-së në Maqedoni janë mbuluar shpenzimet e qirasë dhe të përgjithshme për më shumë se 15 gra, në një periudhë nga 2 deri në 6 muaj, varësisht nga nevojat e tyre.

Për të mësuar më shumë rreth funksionimit të Fondit Intervenues për Gratë, mënyrës së pranimit të ndihmës, kushteve dhe rregullores ne zhvilluam bisedë me Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, Elena Dimushevska.

  1. Kur filloi të funksionojë Fondi Intervenues për Gratë?

“Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje e ka hapur Fondin Intervenues të parë për gratë në vitin 2017 në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave”. Idea për formimin e Fondit Intervenues për gratë ka ekzistuar qysh më herët, më shumë për shkak se jemi të vetëdijshëm që shumica e grave nuk e paraqesin dhunën dhe nuk e lëshojnë mjedisin e dhunshëm për arsye të gjendjes ekonomike dhe mungesës së fuqisë financiare që në mënyrë të pavarur të mbulojnë shpenzimet mujore. Ndihma të cilën e marrin gratë viktima të dhunës në familje nga shteti është minimale, gjegjësisht është një shumë prej maksimum 15 mijë denarëve, me të cilën nuk mund të mbulohen as shpenzimet për një muaj, mos të flasim për një periudhë më të gjatë. Në veçanti kur bëhet fjalë për grua e cila është e papunë dhe nuk ka pronë në emër të saj, ndërsa prindërit nuk duan ta pranojnë përsëri në shtëpi. Kjo shumë është pothuajse e parëndësishme. Qëllimi i krijimit të një fondi të tillë ishte të mundësohet mbështetje e përkohshme për gratë viktima të dhunës të cilat kanë vendosur të lëshojnë mjedisin e dhunshëm, ndërsa janë në rrezik social.”

  1. Kush mund ti drejtohet Fondit Intervenues për Gratë me kërkesë për ndihmë?

“Në Fondin Intervenues për Gratë mund të drejtohen të gjitha gratë dhe vajzat viktima të dhunës në bazë gjinore dhe dhunës në familje, të cilat janë financiarisht të pasigurta (të papuna, me të ardhura të ulëta, përfituese të ndihmës sociale), si dhe nënat vetushqyese dhe gratë dhe vajzat të cilat janë në rrezik të mbesin pa strehë.”

  1. Si mund të shfrytëzohen mjetet e fondit dhe e ka ndonjë rregullore e cila vendos prioritete në marrjen e ndihmës?

“Me qëllim që mjetet e fondit të drejtohen për gratë dhe vajzat të cilat kanë vërtetë nevojë për ndihmë, ekipi i Rrjetit ka përgatitur një rregullore për shfrytëzimin e mjeteve të Fondit Intervenues për Gratë, i cili rregullon kriteret që duhet të plotësohen për atë se kush mund të merr donacione nga Fondi si dhe realizon procesin e shpërndarjes së mjeteve. Fondet ndahen për të plotësuar nevojat ekzistenciale të jetesës ose për të ofruar një shërbim të caktuar, si: shpenzimet për ushqim, higjienë, veshje, ilaçe, dokumentacion mjekësor, përfaqësim ligjor dhe mbështetje në proceset gjyqësore të cilat janë rezultat i dhunës që e kanë mbijetuar, si dhe mbulimin e shpenzimeve për strehim  dhe ato të përgjithshme.”

  1. Cilat janë kushtet të cilat duhet plotësuar nga ana e kërkuesve për marrjen e ndihmave dhe a verifikohen rastet?

“Ekzistojnë kushte dhe kritere të cilat duhet të plotësohen për shpërndarjen e ndihmave nëpërmjet Fondit Intevenues për Gratë. Kushti elementar është që gruaja apo vajza të ketë përjetuar dhunë dhe dëshiron ta lëshojë mjedisin e dhunshëm.

Çdo grua e cila do të kërkojë ndihmë nga Fondi Intervenues për Gratë duhet të dëshmojë rrezikun social me dokumentacion të cilin tanimë e posedon si: vërtetim nga QPS se është viktimë e dhunës, vendim për marrjen e të drejtave të mbrojtjes sociale, vërtetim nga policia për raportim të dhunës, padi/gjykim për divorc etj. Ekipi i rrjetit vendosi të mos kërkojë dokumente shtesë, pasi kur bëhet fjalë për një grua viktimë të dhunës ajo me siguri që ka ndonjë dëshmi për gjendjen e saj.

Gratë viktima të dhunës në familje, të cilat nuk janë larguar nga mjedisi i dhunshëm, të cilat ende jetojnë me dhunuesin dhe kanë vendosur të bëjnë hapin e parë dhe të largohen nga ai mjedis, thirren për bisedë në zyrat e Rrjetit me qëllim që të vlerësohet situata në të cilën ndodhen, vlerësimi i rrezikut dhe identifikimi i nevojave të saj individuale, gjegjësisht identifikimi i llojeve të ndihmës dhe mbështetjes që mund të sigurohen përmes fondit, si dhe përmes Qendrës për Mbështetjen e Gruas (ndihmë dhe mbështetje për ushtrimin e të drejtave të mbrojtjes sociale, ndihmë juridike dhe këshillim, përfaqësim ligjor, këshillim psikologjik dhe psikoterapeutik për të dhe fëmijët e saj, si dhe bisedë me një këshilltare karriere nëse bëhet fjalë për grua të papunë ose grua që dëshiron të ndryshojë punën e saj ekzistuese).”

  1. Cilat janë format nëpërmjet të cilave mund të jepen donacione në Fondin Intervenues për Gratë?

“Të gjithë personat juridikë dhe fizikë që duan të ndihmojnë gratë dhe vajzat viktima të dhunës mund të japin donacionin e tyre në Fondin Intervenues për Gratë. Deri më tani kemi marrë donacione nga disa komuna, kompani private dhe individë, si dhe nga organizata dhe ambasada të huaja donatore.

Përveç dhurimit të mjeteve direkt në llogarinë e Fondit (200003247799194 – AD Stopanska Banka Shkup), hapëm edhe linja telefonike nga dy operatorët (A1: 143 477 dhe Telekom: 143 300) ku për çdo thirrje dhurohen nga 100 denarë.”

Në raste të nevojës emergjente Fondi shfrytëzohet edhe për grumbullimin e mjeteve për raste individuale siç ishte rasti me Palen nga Velesi, viktimë e dhunës, e dënuar dhe në proces gjyqësor, të cilës ia ndalën rrymën për shkak të detyrimeve të prapambetura. Pas thirrjes së publikuar për donacione në Facebook profilin e Rrjetit, për më pak se 3 ditë u grumbulluan edhe më shumë se sa fondet e nevojshme për të shlyer borxhin e energjisë elektrike, thonë nga Rrjeti Nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Artikulli është shkruar nga Ajo.mk dhe të drejtën e shpërndarjes e ka portali dhe Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.