NJIHUNI ME SHOFEREN SHQIPTARE TË AUTOBUSIT NË ZVICËR

 

NJIHUNI ME SHOFEREN SHQIPTARE TË AUTOBUSIT NË ZVICËR

Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 258 mijë e 932 shtetas të vendit pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë. Numri më i madh i diasporës jeton në shtetet evropiane, përkatësisht në Gjermani, Zvicër, Itali e Austri. Ata janë me profesione të ndryshme. Ajo.mk ka intervistuar zonjën Suzana Haziri Masllani, e cila aktualisht jeton në Zvicër, ku ushtron një profesion të rrallë për gra, atë të shoferes së autobusit.

Ajo: Prej cilës komunë jeni dhe ku keni migruar?

Suzana Haziri Masllani:Jam 43 vjeçare. E lindur në Komunën e Haraçinës. Si 8 vjeçare kamë migruar nga vendlindja për në Gjermani ku kam vazhduar edhe shkollimin në Wesseling të Gjermanis, ku kam jetuar 20 vite. Jam e martuar dhe kam tre fëmijë.”

 

Ajo: Çfarë keni punuar?

Suzana Haziri Masllani: “Në Gjermani kam punuar si infermiere në shtëpi të pleqve. Por para 10 vitesh u shpërngula në Biel kanton të Bernit në Zvicër. Këtu punova për 7 vite në një vetëshërbim, ndërsa tani punoj si shofere e autobusit.

Ajo: Profesioni i shoferes së autobusit nuk praktikohet shumë nga femrat. Si të lindi ideja për këtë profesion?

Suzana Haziri Masllani:Fillimisht nuk isha 100% e bindur, por me insistim të vajzës time dhe të bashkëshortit e morra lejen e autobusit dhe prej tre vitesh jam e punësuar ne VB Biel.”

 

Ajo: Megjithëse prej vitesh jetoni në mërgim cilat janë lidhjet tuaja me vendlindjen?

Suzana Haziri Masllani:Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në mërgim por asnjëherë nuk e harroj vendlindjen. Jam krenare qe jam e lindur në Haraçinë.

Intervista është dhënë ekskluzivisht për portalin Ajo.mk dhe të drejtën e shpërndarjes e ka portali dhe bashkëbiseduesja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *