PANDEMIA PËR DISA HAPI DYERT E SUKSESIT- RRËFIMI I BALIS KITCHEN

PANDEMIA PËR DISA HAPI DYERT E SUKSESIT- RRËFIMI I BALIS KITCHEN

Kur periudha e mbylljes gjatë pandemisë shkurtoi shumë ide disa nga gratë shfrytëzuan të njëjtën për të krijuar diçka të re, të bukur e cila tanimë i është zhvilluar në biznes të rrjeteve sociale. Një nga ato është edhe poseduesja e faqes Balis Kitchen në instagram e cila ka tanimë mbi 100 mijë ndjekës. Në videot e saj të cilat janë shumë të klikuara edhe në You Tube ka ide gatimi dhe receta shumë të shijshme të cilat mund ti shfrytëzoni gjatë Muajit të Ramazanit. Ne zhvilluam një intervistë me Balis Kitchen.

AJO: Kur keni filluar të merreni me këtë profesion dhe si ju lindi idea?

Balis Kitchen: “Me gatim un merrem qysh në fëmijëri ka qenë diçka që gjithmonë me ka tërhequr dhe interesuar. Ndërsa ideja për të hapur kanal me video ishte koha e karantinës ku gjate tërë kohës familjarët dhe shoqëria më merrnin në telefon për receta. Kështu njëra nga miket e mia më propozoi dhe më shtyu ta krijoj si blog me receta.”

AJO: Çka paraqet gatimi për ju, profesion apo pasion?

Balis Kitchen: “Gatimi për mua është gjithmonë pasioni më i madhi që do kem. Kur gatuaj unë qetësohem dhe futem në botën time 🥰”

AJO: Cilat janë gatimet tuaja të preferuara ndërsa cilat janë më të ndjekura në rrjete sociale?

Balis Kitchen: “Gatime të preferuara nuk do mund të zgjedhja por i kam më shumë qejf ato me brumëra ku edhe mund ta përdor më shume imagjinatën time dhe po ato receta me brumëra janë edhe më të shikuarat edhe nga publiku”

AJO: Për të realizuar një video nuk është punë e lehtë në veçanti kur bëhet fjalë për gatime që njëkohësisht kërkon obligim shtesë. Si e bëni këtë?

Balis Kitchen: “Realizimi i videos mund të them që është me të vërtet shumë i vështirë, sidomos montimi i videos. Edhe më e vështirë kur gjithë këtë punë e bën vet”

AJO: Si arrini ti koordinoni njëkohësisht angazhimet si grua dhe tanimë profesionalisht merreni me këtë profesion?

Balis Kitchen: “Arrij disi të koordinohem por më duhet të zgjohem në orët e herëta të mëngjesit pasi si grua dhe me fëmijë, ku punët e shtëpisë dhe kujdesi për to janë të gjitha mbi supet tona është vështirë. Por kur është diçka aq e madhe siç është gatimi për mua, gjej kohën edhe nëse është shumë e vështirë”

AJO: A mendoni ndonjë ndryshim në këtë drejtim, na thoni për planet në të ardhmen?

Balis Kitchen: “Për momentin do të vazhdoj kështu si jam në rrjetet sociale ndërsa çka na sjell e ardhmja nuk i dihet asnjëherë.”

AJO: Një mesazh për gratë që duan të nisin punë dhe nuk marrin guxim.

Balis Kitchen: “Mesazhi im do ishte që nëse keni ndonjë pasion apo talent, duhet të merret guximi dhe të fillohet me pune dhe përkushtim pasiqë në këtë mënyrë arrihet suksesi.”

INTERVISTOI PORTALI “AJO”. TË DREJTËN E SHPËRNDARJES E KA “AJO”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.