SHOTE GALICA GRUAJA QË PARA 100 VITESH DREJTOI LUFTËTARËT SHQIPTAR

SHOTE GALICA GRUAJA QË PARA 100 VITESH DREJTOI LUFTËTARËT SHQIPTAR

Kontributi i gruas shqiptare përveç për familjen nuk ka munguar edhe në sferat tjera, e deri në luftën për liri, krah për krah me burrat. E tillë ishte Shote Galica e lindur në fshatin Radishevë të rajonit të Drenicës në Kosovë. Ajo u martua me njërin nga trimat më të shquar shqiptar Azem Galicën, në vitin 1915. Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921–1923. Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë. Ajo mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë.  Në korrik 1924 ajo mori pjesë në betejën për Drenicën.

Në korrik 1925 pas vdekjes së burrit të saj, ajo vazhdoi të luftojë dhe të drejtojë luftëtarët shqiptarë të Kosovës. Së bashku me qindra luftëtarë nga ish-Vilajeti i Kosovës në dhjetor 1924, luftuan kundër forcave Mbretërore Jugosllave. Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare.

Humbi në luftime nga masakrat e shovinistëve serbë 22 anëtarë të familjes. Në korrik 1927, ajo u tërhoq në Shqipëri dhe kaloi muajt e saj të fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq në moshën 31 vjeçare. Shote Galica ishte një legjendë virtuale në kohën e saj.

Ajo mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë dhe bullgarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.