10 DHIMBJET MË TË FORTA QË MUND TË PËRJETONI

10 DHIMBJET MË TË FORTA QË MUND TË PËRJETONI

Ekspertët e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit Britanik bënë një listë të gjendjeve më të dhimbshme që një person mund të përjetojë.

Megjithëse dhimbja dhe toleranca ndaj dhimbjes janë ndjenja subjektive, shkencëtarët pohojnë se këto janë objektivisht dhimbjet më të forta që mund të përjetoni. Dhimbjet në listë janë radhitur pa ndonjë rend të veçantë, por ajo që bie në sy është se në këtë listë nuk përfshihen dhimbjet e lindjes, të cilat sipas shumë dëshmive janë nga ato me intensitetin më të fortë.

Sipas shkencëtarëve britanikë, këto janë gjendjet që shkaktojnë dhimbjen më të fortë:

DHIMBJA E KOKËS

Dhimbjet grupore të kokës janë sulme të padurueshme të dhimbjes së kokës, histaminike, të cilat përqendrohen në njërën anë të kokës, kryesisht rreth syrit dhe tempullit.

HERPES

Një infeksion viral që mund të zgjasë deri në një muaj. Sëmundja shkaktohet nga virusi varicella zoster, e njëjta sëmundje që shkakton linë. Pas infektimit me fruthin, virusi qëndron në trup, kështu që aktivizohet përgjatë njërit prej nervave dhe në këtë mënyrë shkakton dhimbje.

KAPSULITI NGJITËS – “BLLOKIM” I SHPATULLËS

Ky është shkaku më i zakonshëm i dhimbjes dhe ngurtësimit të shpatullave tek njerëzit. Dhimbja dhe mpirja mund të zgjasin dy deri në tre vjet përpara se të zhduken spontanisht. Por në fazat e hershme kjo gjendje mund të jetë shumë e dhimbshme.

KOCKA TË THYERA

Një kockë e thyer ose frakturë është një dëmtim që rezulton në ndërprerje të vazhdimësisë së kockave.

ATAK NË ZEMËR

Infarkti i miokardit ose sulmi në zemër është nekrozë (vdekje) e një pjese të muskulit të zemrës për shkak të ndërprerjes së plotë të rrjedhjes së gjakut në pjesën e prekur të muskulit të zemrës.

SINDROMA KOMPLEKSE E DHIMBJES RAJONALE

Sindroma Komplekse Rajonale e Dhimbjes (CRPS) është një gjendje e dhimbjes së vazhdueshme dhe shpesh paaftësuese që prek një pjesë (zakonisht krahun) dhe shpesh ndodh pas disa traumave që nuk përputhen me ashpërsinë e dhimbjes. Emri i vjetër për këtë gjendje të dhimbjes kronike, me simptoma motorike dhe autoimune shoqëruese është distrofia simpatike reflekse ose kauzalgjia.

HERNIA DISKALE

Më shpesh shfaqet në pjesën lumbale dhe cervikale të shtyllës kurrizore. Dhimbja shkaktohet nga presioni midis dy rruazave, të cilat në këtë rast shtypin konin që del nga shtylla kurrizore. Pastaj ka dhimbje të forta, ndjesi shpimi gjilpërash, dobësi të këmbës së prekur dhe në rastet më të rënda, mos mbajtje të urinës dhe zbrazje e jashtëqitjes.

FIBROMIALGJIA

Fibromialgjia është një sëmundje kronike e karakterizuar nga dhimbje të forta dhe një ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje dhe në shumicën e rasteve, kjo dhimbje zgjat gjithë jetën. Nuk dëmton muskujt, kyçet apo organet e tjera, nuk është kërcënues për jetën dhe bëhet i tolerueshëm me kalimin e kohës. 4% e popullsisë vuan nga kjo sëmundje. Fibromialgjia redukton kapacitetin e punës dhe ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës dhe disponimin.

ULÇERA E STOMAKUT

Ulçera gastrike ose peptike: Është lloji më i zakonshëm i ulçerës duodenale. Në zhvillimin e sëmundjes rol të madh luajnë infeksioni nga Heliobacter pylori, barnat, mënyra e jetesës, stresi i rëndë fiziologjik, por edhe faktorë gjenetikë.

PANKREATITI AKUT

Është një inflamacion akut i pankreasit. Ndodh papritur dhe karakterizohet nga dhimbje të forta. Dhimbja zakonisht përhapet si një rrip rreth pjesës së sipërme të barkut./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.