10 VIKTIMA, 813 RASTE TË REJA DHE 998 PACIENTË TË SHËRUAR NË 24 ORËT E FUNDIT

10 VIKTIMA, 813 RASTE TË REJA DHE 998 PACIENTË TË SHËRUAR NË 24 ORËT E FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 5165 teste të realizuara janë regjistruar 813 raste të reja me COVID-19. Përsëri raste më shumë ka në Shkup ku regjistrohen 549 infektime të reja.  Gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 6 viktima : 3 nga Shkupi (56, 74 dhe 78) dhe nga një nga Tetova (78), Vallandova (58) dhe Kërçova (78).  Personat e raportuar kanë humbur  jetën në spital. Sipas Regjistrit të vdekjeve me Diagnozë COVID-19 nga Termini Im, raportohen 4 persona, 2 nga Tetova dhe një nga Kërçova dhe Gostivari, të cilët kanë vdekur në periudhën prej 27 – 29.12.2021.  Nga ata 2 persona kanë humbur jetën  në spital dhe 2 në shtëpi. Gjithashtu regjistrohen edhe 998 pacientë të shëruar.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.665.043 teste për COVID-19.  Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 234.277, numri i të shëruarve është 215.852, numri i atyre që humbën jetën  është 8.042, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.383./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.