VETËM 14% E GRAVE QË JANË NË NJË LIDHJE OSE MARTESË PËRDORIN KONTRACEPTIVË QË MBRON NGA SHTATZËNIA

VETËM 14% E GRAVE QË JANË NË NJË LIDHJE OSE MARTESË PËRDORIN KONTRACEPTIVË QË MBRON NGA SHTATZËNIA

Me rastin e Ditës Botërore të Kontracepsionit Organizuar nga HERA, organizoi konferencën me temë “Kontracepsioni në listën pozitive!” Pse nuk jemi ende gati?”.

Në konferencë u bë e ditur se vetëm 14 përqind e grave që janë në një lidhje ose martesë përdorin mbrojtje nga shtatzënia e paplanifikuar.

Djemtë refuzojnë të përdorin kontracepsionin sepse thonë se “burrat e vërtetë nuk kanë nevojë për të”, dhe vajzat kanë turp të diskutojnë këtë temë me partnerët e tyre, duke menduar se do të japin përshtypjen e gabuar.

Të rinjtë ende mendojnë se tek meshkujt ulet ndjesia e kënaqësisë nëse mbajnë prezervativ, se “kontraceptivët do të më shëndoshin”, se ndikojnë në rritjen e qimeve tek vajzat, se “burri më mbron” është një mënyrë e planifikimit familjar dhe “metoda e tërheqjes” është ende metoda më e popullarizuar e kontracepsionit sepse të rinjtë nuk janë mjaftueshëm të informuar për kontracepsionin dhe rëndësinë e tij si mjet për parandalimin e sëmundjeve dhe shtatzënisë së padëshiruar.

Por jo vetëm të rinjtë, e vërteta është se një pjesë e madhe e popullsisë së moshuar nuk është mjaftueshëm e arsimuar.

Në periudhën 2011-2018, përdorimi i kontracepsionit modern ka rënë në vendin tonë, përfshirë kontracepsionin oral dhe atë spirale, dhe në vitin 2018 vetëm 10 për qind e çifteve kanë përdorur  prezervativ mashkullor.

“Pavarësisht përpjekjeve prej dekadash të qeverisë, në vend asnjë mjet kontraceptiv nuk është ende në listën pozitive të barnave që mbulohen nga Fondi. Përmes programit të Qeverisë, kontracepsioni oral, spirale apo prezervativë sigurohen vetëm për një numër të kufizuar të grave nga kategoritë e rrezikuara sociale, si dhe për gratë me abort të përsëritur.”, tha Dragana Karovska-Cemerska, Menaxhere e programit në HERA.

Mjekja Ana Daneva-Markova, thot se  barrierat financiare dhe ekonomike pengojnë qasjen te kontraceptivët, veçanërisht për të rinjtë apo personat me të ardhura më të ulëta. Ajo vleërson se shteti duhet të sigurojë kontracepsion pa pagesë apo subvencione për kategori të caktuara të qytetarëve.

“Qasja në kontracepsion modern e zvogëlon vdekshmërinë e nënave për 25 për qind, dhe vdekshmërinë e të porsalindurve me 20%. Poashtu metoda të caktuara të kontracepsionit, zvogëlojnë incidencën e HIV-it dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, dhe ndërgjegjësimi dhe përdorimi adekuat i kontracepsionit parandalon shtatzënitë e paplanifikuara.”, tha Ana Daneva-Markova, mjeke.

Marija Ristevska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për hulumtime dhe politikëbërje tha se hulumtimi tregoi se mes deputetëve meshkuj dhe femra kemi një konsensus që prezervativët të jenë falas dhe të disponueshëm për të gjithë në institucionet shëndetësore.

“Pilulat duhet të vendosen edhe në listën pozitive të barnave, për të cilat ka konsensus edhe në Kuvend dhe mendojnë se këshillimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm, por opsionale  për të gjithë ata që kërkojnë këshilla për planifikim familjar.”, tha Ristevska.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.